FDA shtyn vendimin mbi vaksinën kundër COVID-19 për fëmijët nën 5 vjeç

February 11, 2022
min lexim

Vaksina kundër COVID-19 për fëmijët nën 5 vjeç ndeshet me një vonesë tjetër disamujore, pasi rregullatorët amerikanë vendosën papritmas të premten që të ngadalësonin procesin e shqyrtimit të kërkesës për miratim emergjent nga kompania Pfizer.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA, e shqetësuar për numrin e madh të fëmijëve të infektuar me variantin Omicron, më herët mori një hap të jashtëzakonshëm duke i kërkuar kompanisë Pfizer që të aplikonte për miratimin urgjent të vaksinës me dozë ekstra të ulët përpara se të ishte e qartë nëse fëmijëve nën 5 vjeç do t’u duhen dy apo tre doza të vaksinës. Plani fillestar FDA-së mund të kishte krijuar kushtet për fillimin e vaksinimit të kësaj grupmoshe brenda disa javësh.

Por të premten, FDA ndryshoi mendimin dhe tha se ishte bërë e qartë se agjencia duhej të priste për më shumë të dhëna mbi efektshmërinë e vaksinës tek fëmijët nën 5 vjeç. Pfizer tha në një deklaratë se priste të merrte më shumë të dhëna në fillim të prillit.

Shefi i FDA-së për vaksinat, Dr. Peter Marks, tha se shpresonte që prindërit të kuptonin se vendimi i agjencisë ishte pjesë e shqyrtimit të kujdesshëm shkencor të provave që Pfizer ka paraqitur deri më tani.

Ky informacion “na bëri të kuptojmë se na duhej të shihnim të dhëna nga një dozë e tretë nga provat klinike që janë në vazhdim e sipër në mënyrë që të merrnim një vendim për këtë”, tha Dr. Marks për gazetarët. “Ne e marrim përgjegjësinë tonë për rishikimin e këtyre vaksinave shumë seriozisht sepse edhe ne jemi prindër.”

18 milionë fëmijët e moshës nën 5 vjeç janë grupi i vetëm i popullsisë në Shtetet e Bashkuar që ende nuk kualifikohet për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Ekspertët e vaksinave kishin shprehur shqetësimin për garën e papritur për të shqyrtuar vaksinën e kompanisë Pfizer për fëmijët nën 5 vjeç, dhe dhe tani pyesin veten se çfarë do të bëjnë prindërit me këtë ndryshim qëndrimi.

Kjo nuk është vonesa e parë. Pfizer fillimisht priste të dinte deri në fund të dhjetorit nëse vaksina me doza shumë të ulëta ishte e efektshme për fëmijët nën 5 vjeç, por ajo u ndesh me një pengesë zhgënjyese. Rezultatet e studimit paraprak treguan se vaksina me dy doza ishte e sigurt dhe mjaft e fortë për t’i dhënë mbrojtje të mirë fëmijëve të moshës 6 muaj deri 2 vjeç, ato nuk ofronin imunitet të mjaftueshëm për ata të moshës 2 deri 4 vjeç, duke nxitur shtimin e një doze të tretë në provat klinike.

Pra, ishte befasuese kur disa javë më parë, FDA i kërkoi kompanisë Pfizer dhe partnerit të saj BioNTech të aplikonin për miratim urgjent të vaksinës për këtë grupmoshë. Javën e ardhshme, këshilltarët e pavarur shkencorë të agjencisë pritej të debatonin publikisht dhe të vendosnin nëse fëmijët duhet të marrin vaksinën me dy doza përpara se të merrnin të dhënat e plota mbi atë nëse ata do të kenë nevojë për një doze të tretë. Ky ishte një veprim shumë i pazakontë.

Të premten, FDA e anuloi papritur këtë takim, duke premtuar se do ta organizojë atë pasi Pfizer të dorëzojë të dhënat nga provat klinike me dozën e tretë. Edhe nëse Pfizer do të dërzonte me sukses të dhënat e këtij studimi deri në fillim të prillit, FDA-së dhe autoriteteve të tjera shëndetësore do të duhen disa javë të tjera shtesë për t’i shqyrtuar dhe verifikuar ato./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arjola e eliminuara e parë nga shtëpia e Big Brother Albania VIP

Story i radhës

Einxhel është finalistja e katërt e Big Brother VIP

Të fundit nga

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet shpërndarësi

Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin
ShkoLartë