Fatmir “pragu” me 2% po e rren veten se e “çmonton” Albinin me 51 %

min lexim

Njeriu i dështuar është gjithmonë i rrezikshëm, sentencë e thënë dhe sprovuar nga jeta si askund tjetër përligjet tek Fatmir Limaj. Demagog i klasit të parë, që pas lufte fitoi popullaritet nga sinqeriteti i popullit, por me kalimin e kohës u pa kush ishte në të vërtetë.

Dështimet e tija nisën që nga goditja fatale e njeriu të SHIK-ut, duke ia pamundësuar realizimin e ëndrrës së tij për të pasur Hashimin në krye të PDK-së. E mjerueshme gjendja e njeriut të dështuar në kërkim të ringjalljes së të vdekurës, me hilen dhe pa hilen e disa mediave që e ftojnë për të prodhuar lajm, me qytetarët të ndarë në ata që ndjejnë neveri dhe pjesës tjetër mëshirë, Limaj ka humbur edhe të drejtën e fundit për të fol për moral politikë.

Limaj në vend se të kishte reflektim pas debaklit të 14 shkurtit, me reformat e nevojshme, vazhdon me narracionin e njëjtë të demagogut, me ëndrrat në mes të ditës për “çmontim të Kurtit për gjashtë muaj”. Jo gjashtë, por edhe 600 vjet as te thembra nuk i ofrohesh Kurtit. Krejt bashkë janë bërë edhe i mundi. e “mister pragu” me 2% kërkon rikthimin në PDK, jo për të dal në vend të parë, për të hy në Kuvend. Ambiciet e tija janë meskine, të nivelit sa për bërë zhurmë me mendimin se ende pinë ujë rrenat e tij. Derisa Albini ka fituar mbi 51% dhe vazhdon të jetë i preferuar nga qytetarët duke u pa si model i mirë, e kundërta ndodh me Fatmir Limajn. Limaj shihet si model i keq, i dështuar dhe i korruptuar edhe refuzohet.

Ata që ishin në pushtet për 20 vjet e kanë zhvat këtë vend, e kanë vjedh si të ishte tokë e askujt. Dhe sot me dal Limaj me fol për moral politikë, për besë të vjen me vjell e me piskat prej trishtimi. Kujt po mundohet “mister 2%” me ia shit djathin për sapun, këtu jemi për 20 vjet, e dimë çfarë ke bërë me asfaltin si reni i flijav, me çmimin më të lartë në botë.

E dimë krejt çka keni bërë, kujt ia keni dhënë tenderët, përqindjet e krejt. Sa më shumë fol veç irriton qytetarët, politikisht ke vdekur me 14 shkurt, kudo që shkoni i njëjti mbeteni. Populli të njeh kush je o Fatmir Limaj, e ky popull të ka lënë aty ku je në fund të pusit.

Story i mëparshëm

Zelensky: Më shumë se 10 milionë njerëz në Ukrainë janë pa energji elektrike

Story i radhës

BE: Rusia nuk është ende gati për ndaluar luftën në Ukrainë

Të fundit nga