Fatmir Humolli: VV-ja kurrë më s’do t’i fitojë 50%

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Fatmir Humolli, ka thënë se qeveria, për inati të opozitës nuk po e kryen detyrën që e ka ndaj policëve.

Humolli tha se me një lloj arrogance, qeveria nuk po e kryen sigurimet shëndetësore për policinë, ku gjatë fushatës, sipas tij, VV-ja e ka pasur ndër pikat e programit sigurimin shëndetësor për policinë.

“E tash kaloi gati më shumë se dy vjet e gjysmë dhe nuk është bërë sigurimi shëndetësor. Lëre që s’është bërë sigurimi shëndetësor, por edhe shtesat, sot nuk i kryejnë duke thënë se do t’ia paguajnë në mënyrë retroaktive vitin e ardhshëm. Tash, arroganca në raport me policinë, është papjekuri e plotë e qeverisë dhe deputetëve të kuvendit”.

“Në qoftë se punohet për inati të opozitës, atëherë ne nuk kemi institucione si mbretëeri apo të grupeve mafioze që duhet dëgjuar kreun e mafisë, por ne kemi institucione demokratike, kuvendi e ka zgjedhur qeverinë dhe qeveria e ka obligim t’i japë llogari deputetëve dhe nuk ka të drejtë të refuzojë t’i japë llogari deputetëve”, tha Humolli.

Tutje, ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me sjelljet e tij po tregon se nuk e njeh fare popullin, teksa shtoi se në zgjedhjet e ardhshme, VV-ja mund t’i fitojë deri në 35 për qind.

“Tash po e bëjë publike, kemi vënë bast me Shkëlzen Gashin se ai ka thënë VV-ja do t’i fitojë 51 për qind, e unë i kam thënë se çkado që e mbërrin mbi 35 për qind unë të paguaj drekë”.

“Ka mundësi të jetë fituese për shkak të dobësive që i kanë partitë politike, por kurrë s’do të ketë gjasa t’i ketë 50 për qind”, tha ai.

Story i mëparshëm

Bllokuan foltoren e kuvendit, Pampuri dush të ftohtë deputetëve të non gratës: Situatave të tilla u ka ikur koha

Story i radhës

Kim Kardashian ka punësuar një dado mashkull për fëmijët, ja pse

Të fundit nga