Bllokuan foltoren e kuvendit, Pampuri dush të ftohtë deputetëve të non gratës: Situatave të tilla u ka ikur koha

Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend, nisi me karrige të përmbysura. Deputetët e udhëhequr prej Berishës dhe Bardhit, përmbysën karriget, bllokuan hyrjet për kolegët e maxhorancës, dhe morën kartat e tyre të votimeve.

E gjitha kjo u kushtoi atyre përjashtimin e 26 deputetëve, mes tyre dhe Berisha e Bardhi, me 10 dite nga punimet e Kuvendit.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e cilësoi si një skemë qesharake atë që ndodhi në seancë.

Në një intervistë televizive, Pampuri u shpreh se skena të tilla, bëhen për të pasur protagonizëm dhe jo për t’i shërbyer qytetarëve.

“Situatave të tilla u ka ikur koha. U bë disa kohë që nuk i japin asnjë lloj rezultati dhe në momentin kur nuk ka rezultat, duhet të provosh tashmë në një mënyrë tjetër. Mënyra është argumenti dhe fakti. Nuk ka nevojë as të hidhet karrige. Ishte një skemë, përveçse qesharake, nuk i shërbente askujt, qytetarëve jo e jo. Ne, u bë kohë që që jemi në terren dhe ata presin që nga ai parlament të dëgjohen fakte. Sa herë ka dalë nga zoti Berisha dhe të tjerë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin me kode. Kur e kërcënojnë me kode, do të thotë që dinë diçka, le t’i thonë ato, janë të lirë t’i thonë. Ka ardhur momenti të hapen të gjitha petat e lakrorit, le t’i thonë të vërtetat.

Për aq kohë sa të vërtetat mbahen dhe thyhen karrige, bëhen skena të tilla, e vetmja arsye është protagonizmi dhe asgjë tjetër. Mendoni ju që gjërat në këtë vend, mund të zgjidhen me protagonizmin e x apo y? Jo, nuk mund të zgjidhen më dhe nuk ka interes ndaj askujt. Ndërkohë që ata qëndrojnë atje, ne PD, kemi kaq kohë që dalim në terren, takojmë qytetarët, dëgjojmë qytetarët. I ftojmë kolegët të bëjmë opozitë të fortë me fakte”, theksoi ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Derbi sjell në stadium edhe njeriun që nxorri kampion Partizanin

Story i radhës

Fatmir Humolli: VV-ja kurrë më s’do t’i fitojë 50%

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez