Kim Kardashian ka punësuar një dado mashkull për fëmijët, ja pse

Biznesmenia amerikane, Kim Kardashian sigurohet që fëmijët e saj të marrin më të mirat në jetën e tyre. Në episodin e fundit të “The Kardashians”, nëna e katër fëmijëve, foli për punësimin e një dadoje mashkull për të kaluar kohë me djalin Saint.

“Është vërtet e vështirë për mua të jem strikte. Prindërit e mi nuk ishin aspak të rreptë dhe ndonjëherë për shkak se jam vërtet e zënë, do të ishte e mahnitshme nëse do të kisha një partner që do të më ndihmonte, por siç e dini, nuk mund të ndodhë kështu.

Unë mendoj se familja ime është shumë e dominuar nga femrat. Kohët e fundit kam punësuar një dado. Doja shumë një mashkull pranë fëmijëve që do t’i çonte dhe do t’i merrte në sport, pata frikë t’i thoja babait të tyre këtë”, u shpreh Kim.

Pavarësisht hezitimit të saj për t’i treguar ish-partnerit, Kanye West, gjërat shkuan mirë kur u prezantuan.

“Kur dado po linte fëmijët, Kanye u prezantua. Ata luajtën bashkë me Saint. Ai ishte shumë i sjellshëm me të dhe i tregoi disa rregulla”, shtoi ajo.

Story i mëparshëm

Fatmir Humolli: VV-ja kurrë më s’do t’i fitojë 50%

Story i radhës

Trençevska – Buzu: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mund të kontribuojë për më shumë mundësive për qytetarët

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez