Fansat kanë mbetur të mahnitur nga forma fizike e Jennifer Lopez, pasi ajo u shfaq me bikini në komedinë e saj të re romantike Office Romance.
Në një nga skenat e filmit të publikuar së fundmi në Netflix, 56-vjeçarja dukej mahnitëse teksa xhironte një skenë në plazh me partnerin e saj në ekran, Daniel Blanchflower, një avokat britanik simpatik dhe elegant, i luajtur nga Brett Goldstein.
Lopez interpreton Jackie Cruz, një drejtoreshë ekzekutive e fuqishme dhe pilote e linjës ajrore rajonale AirCruz, e cila nis një romancë të fshehtë në vendin e punës me Danielin. Më pas, ajo i çon të dy në një destinacion tropikal ku nuk mungojnë dielli, rëra, bikinit dhe argëtimi në plazh.

“Oh Zot, kam aq shumë rërë në të pasmet e mia,” thotë Lopez në rolin e personazhit të saj, ndërsa tund të pasmet e saj të famshme para kamerës.
Shikuesit mbetën të habitur nga forma fizike e 56-vjeçares në këtë skenë dhe u mbushën rrjetet sociale me komente lavdëruese për nënën e dy fëmijëve.

“Vërtet, kjo është e pabesueshme,” shkroi një përdorues në platformën X. “Të jesh në një moshë kur mund të jesh gjyshe e dikujt dhe të dukesh kështu është diçka e jashtëzakonshme.”
“Unë nuk do të dukem kurrë kaq elegante në plazh. Do të kem rërë kudo dhe flokët e mi do të jenë të çrregullt,” shkroi një tjetër përdorues.
Burimi: botasot.info


