fanella e maradones shitet per nje cmim rekord 694e73d366e1c

Fanella e Maradonës shitet për një çmim rekord

December 26, 2025
1 minut lexim

Legjenda Diego Armando Maradona ndërroi jetë me 25 nëntor të vitit 2020 në moshën 60 – vjeçare.

Ish futbollisti i mirënjohur e kaloi periudhën më të madhe të karrierës së tij si lojtar në Napoli, stadiumi ku luan skuadra italiane dhe mban emrin e tij, por la edhe gjurmë të madhe duke veshur edhe fanellën e Barcelonës (1982/84), ku shënoi 22 gola në 36 paraqitje.

Gjatë vitit të tij të fundit në klubin katalanas, Maradona humbi finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, dhe fanella e tij u gris gjatë një përleshjeje me lojtarët kundërshtarë.

‘Mundo Deportivo’ sjell historinë e asaj që i ndodhi fanellës së lartpërmendur plot katër dekada më vonë.

Konkretisht, media e lartpërmendur deklaron se një punëtore e ekipit të Barcelonës mori fanellën dhe e mbajti si suvenir, të cilën më vonë ia dhuroi shoqes, e cila ia dha djalit të tij. Vendosi ta shiste fanellën (në ankand) dhe çmimi përfundimtar ishte afër 180,000 dollarë.

Asnjë fanellë e argjentinasit të famshëm nuk është shitur ndonjëherë për një shumë më të lartë, duke e bërë këtë shitje rekord.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha zbulon skenaret e opozites ne 2026 rruga eshte qendresa ne janar nisim betejen tone 694e73756192f
Lajmi i mëparshëm

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa! Në janar nisim betejën tonë

ra ne kontakt me energjine teksa po punonte me panelet diellore humb jeten 27 vjecari ne koplik 694e748416762
Lajmi i radhës

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë