Faktori politik dhe nacional shqiptar, duhet të mobilizohet fuqishëm në mbrojtje të Kosovës dhe pavarësisë së saj..!

min lexim

Kurrë nuk duhet harruar faktin, jo nga frika por nga kujdesi, se ishte ultra-nacionalisti serb, Gavrilo Principi, pjesëtar i organizatës “Crna Ruka” (Dora e zezë), ai i cili me 28 qershor 1914 vrau në Sarajevë FranzFerdinandin, trashëgimtar i fronit të Perandorisë austro-hungareze, duke shkaktuar LPB-re, e cila mori jetën e mbi 25 milion viktimave, ngase edhe atëherë sikur sot, nacional-shovinistët serbë punonin për formimin e Serbisë së madhe.Sepse,duke e luftuar perandorinë Austro-hungareze donin që t’i zgjeronin tokat serbe deri në Durrës, siç po e luftojnë edhe sot BE-në dhe Amerikën me luftëne tyre të egër, që me çdo mjet dhe metodë ta rimarrin Kosovën, pastaj Malin e Zi, Bosnjën dhe në fund edhe Maqedoninë..!?

Me këtë paralele nuk kam për qëllim të nxisë kurrfarë frike nga serbët dhe sulmet aktuale që po i bënë krye-hegjemonisti serb, A. Vuçiqi kundër Kosovës, por dua ta ritheksoj faktin e pamohuar, se nacional-fashizmi vrastar serb i ngulitur thellëtek kasta aktuale politike nëSerbi dhe kudo ku ka serbë në Ballkan, mjerisht as pas 118 viteve nuk ka pësuar asnjë ndryshim në thelbin e tij të kriminalizuar, pra ka mbetur me të njëjtinbrumë, me të njëjtën logjikë shkatërrimtare dhe mefrymëzimin më antinjerëzor, se gjoja populli serb është qenie “hyjnore”, racë mbi çdo racë tjetër, se janë të zgjedhurite Hyjit në tokë, se ata janë të dërguarit e Zotit në tokë për t’isunduar (lexo:robëruar)popujt tjerë dhe gjitha tokat ku jeton vetëm një serb, mbase deri tek adhurimii Kosovës si toka mëe shenjtë serbe, Jerusalemi i shpirtit dhe popullit serb, duke ndërtuar kështu përgjatë shekujve mitin, se kjo botë është e krijuar ekskluzivisht vetëm për kombin serb..!?

Dhe, nëse e kthejmë shikimin tonë vetëm 13 vite pas, do shohim se të gjitha sjelljet dhe veprimet e politikanëve serbë kudoqoftë, në Serbi, Bosnje, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni, strumbullarë të përbashkët kanë pasur luftën kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve, pra sesi ta rikthejnë dominimin serb në të gjitha hapësirat ballkanike ku ka vetëm një serb, dhe atë në dy fronte kryesore; në frontin perëndimor, në ruajtjen dhe forcimin e serbizimit në Bosnje përmes Republika Srpskas, dhe atë jugor, destabilizimin dhe pengimin e plotë të Kosovës që të mos bëhet kurrë shtet i pavarur, dhe atë me mjete dhe metoda kriminale, duke vu njëkohësisht BE-në dhe SHBA-të para njëmijë e një telasheve të reja.

Dhe, poqe se sjelljeve dhe aktiviteteve politike, diplomatike dhe ushtarake të udhëheqësve të Serbisë i bëjmë një analizë të thukët, rezulton shumë qartë, se në masë të madhe ia kanë dalë që ta imponojnë diktatin e tyre hegjemonist-imperialist mbi gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor, duke marrë dhe mbajtur peng për më shumë se 13 vite statusin politik të Bosnjës, atë të Kosovës dhe Malit të Zi, e që dëshmon qartë se qenia intelektuale dhe nacionale serbe në esencën e saj ultra-nacionaliste, shoviniste, racore, genocidiste, etj., përveç se nuk ka ndryshuar fare, si kreaturë morbide ajo ka pësuar metamorfozë të re të kombinuar me një kompleks të zgjeruar të veprimit anti-human, anti-civilizues, anti-demokratik, anti-shqiptar, anti-musliman, anti-semit, anti-evropian, anti-amerikan, e deri në çmenduri në bërjen e luftës kundër të gjithëve, të cilët e “urrejnë” Serbinë dhe popullin serb..!?

Në fund, dhe jo përfundimisht, frikësohem mjaft, se faktori politik (kriminal) serb në Ballkan, gradualisht është duke ia dalë që një pjesë të madhe të faktorëve me ndikim ndërkombëtar ta kthejë dhe ta bëjë për vete, sikur që ia ka dalë, e që është rasti më konkret, që kryeministrin e Shqipërisë, E. Ramën, ta bëjë për vete, me prapavijë djallëzore, sepse duke e larguar nga Kosova, miku i tij Vuçiqi, i kanë hapur vetes rrugën që përmes veriut të Kosovës, të cilin serbët e kanë kthyer në arenë lufte kundër pavarësisë së Kosovës, mbase duke arritur që barrikadat e kriminelëve serb t’i bëjnë çështje me peshë ndërkombëtare..!?

Mjerisht, këtë që po e themi më së miri e dëshmojnë vizitat e fundit të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë dhe Serbi, të cilët, le që nuk i dhanë urdhër Serbisë për t’i heq barrikadat, por madje ato i quajtën veprime legjitime..!?

Ditë tepër të vështira po vijnë për Kosovën, andaj nuk mbetet tjetër solucion për shqiptarët, përveç mobilizimit te të gjithë faktorëve politik dhe nacional, sidomos atyre në diasporë, që sikur në fund-vitet e 90-ta të bashkohen edhe njëherë për ta ruajtur dhe shpëtuar pavarësinë e Kosovës. Përndryshe, mund të vonohemi shumë, siç kemi vepruar shpeshherë gjatë historisë sonë tepër tragjike dhe të mundimshme!

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Historia e dashurisë së Messit me gruan e tij

Story i radhës

​KDI vlerëson se ka mangësi në ligjin për financimin e partive politike

Të fundit nga