Drejtori i ri i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të RMV-së, Bojan Hristovski, e mori detyrën me një diplomë fiktive në gjuhën angleze nga Plovdivi, shkruan bullgar “Faktor”.
Në artikull, siç thuhet, nuk ka një shkollë të tillë gjuhësore në adresat e treguara në Plovdiv.
Aty ka qenë dikur kompania “Julia Co.LTD”, por tani zyra është mbyllur dhe punojnë online.
“Nga kontrollimi i internetit rezulton se nuk ka asnjë faqe zyrtare apo reklamë tjetër të shkollës së gjuhës “Julia Co.LTD”, siç pretendon Hristovski. Është gjetur vetëm faqja në Facebook e një kompanie konsulente me emër të ngjashëm, e cila merret me ndërmjetësimin në punë jashtë vendit, përgatitjen e dokumenteve, përkthimet dhe legalizimin”, shkruan “Faktor.bg”.
“Në një bisedë telefonike, personi që është përgjigjur në numrin e publikuar në broshurë ka treguar se kompania nuk lëshon certifikata TOEFL dhe nuk zhvillon trajnime për marrjen e një certifikate të tillë”, shkruan “Faktor.bg”.
Burimi: TV KLAN