siljanovska solli vendim shperbehet komisioni per falje nisin procedurat per perberjen e re 671d4281a4af8

Siljanovska solli vendim: Shpërbëhet Komisioni për falje, nisin procedurat për përbërjen e re

October 26, 2024
1 minut lexim


Presidentja Siljanovska Davkova ka pranuar dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit për Falje, njoftuan sonte nga kabineti i Siljanovskës, transmeton TV21.

“Anëtarët e Komisionit për Falje sot e njoftuan kryetaren Gordana Siljanovska Davkova se po paraqesin dorëheqje kolektive nga pozitat në komision. Vendimi për dorëheqje kolektive nga Komisioni i Faljes është marrë nga anëtarët në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale. Kryetarja Siljanovska Davkova pranoi dorëheqjen e prof. Dr Metodija Kanevçev, prof. Dr. Gordan Kallajxhiev, prof. Dr. Arlinda Kadri Shahinoviq, Dr. Zora Mitiq, MSc Ana Gjorgjievska Ivanovska dhe Ajten Shaqiri”, thuhet në njoftim.


Po ashtu, shtohet se në periudhën e ardhshme kryetarja Gordana Siljanovska Davkova do të zhvillojë konsultime për përbërjen e re të Komisionit, si dhe për mangësitë institucionale dhe ligjore që ekzistojnë në sistemin për faljen e personave të dënuar, thuhet në komunikatën e zyrës së presidentit.

Dorëheqja kolektive u njoftua nga Kallajxhiev, i cili tha se këtë vendim e kanë marrë “në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale”.


Kujtojmë se ky komision ishte cak i kritikave të ashpra, si shkak i vendimit të fundit, ku u falën persona me vepra të rënda kriminale.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

faktor bg hristovski i ask se ka nje diplome fiktive per gjuhen angleze ne pllovdiv nuk ka shkolle te tille gjuhesore 671d4029582f8
Story i mëparshëm

Faktor.bg: Hristovski i ASK-së ka një diplomë fiktive për gjuhën angleze! “Në Pllovdiv nuk ka shkollë të tillë gjuhësore”

kryeminister turist i nje vendi te korruptuar basha rama sot u kthye te vendi i krimit aty ku korruptoi charles mcgonigal 671d446071348
Story i radhës

“Kryeministër turist i një vendi të korruptuar”, Basha: Rama sot u kthye te vendi i krimit, aty ku korruptoi Charles McGonigal

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë

Franca padit Iranin në GjND

Franca ka ngritur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e akuzuar Iranin për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare në lidhje me ndalimin dhe trajtimin e dy shtetasve të saj, Cécile
ShkoLartë