parku botanik ne karposh te shkupit mbeti premtim elektoral ne leter 671d3bb71c5a4

Parku botanik në Karposh të Shkupit mbeti premtim elektoral në letër

October 26, 2024
min lexim

Shkup, 26 tetor – Në këtë vend prej gjashtë hektarësh në Komunën e Karposhit, shumë vite më parë ishte premtuar se do të bëhet një park botanik ku do të ketë bimë të llojeve të ndryshme.

Ndërtimi i parkut të gjelbër përballë vendbanimit Karposh 4, ishte parapa të ndërtohet deri në vititn 2025 me qëllimin se do të rriste sipërfaqet e gjelbërimit për 15 % në këtë pjesë të Shkupit. Në koordinim me Qytetin e Shkupit, ishte paraparë që të ndërtohet kopsht botanik dhe objekte rekreative në një sipërfaqe prej 60.000 m2, ndërsa qëllimi ishte që të përmirësohet cilësinë e jetesës urbane në Karposh. Disa nga qytetarët që kalojnë shpesh aty pranë kanë harruar edhe premtimin për parkun e ëndrrave.

“Do të ishte më mirë që të ndërtohet e jo të mbetet kështu si rrënoja. Unë çdo ditë e kaloj këtë rrugë, gjithçka që do të ndërtohet është mirë”, tha një qytetar.

“Ja shihni vetëm si është rreth lumit këtu, jemi si në Palestinë këtu, nuk ka as estetikë asgjë, thjeshtë e ndjenë se duhet të kalosh neper vend urban. Nuk ekziston ajo që vërtet të kesh dëshirë të ngasësh biçikletë. Këtu është gjithçka vetëm e bërë e rinovuar dhe ashtu e lënë”, theksoi një qytetare.

Në parkun botanik ishin paralajmëruar aktivitetet sportive dhe argëtuese, të qeshurat e fëmijëve nëpër parqe, pensionistët në shoqëri me miqtë duke luajtur shah, çifte të reja të martuara me foshnjën e tyre në karroca do të mund ta kalonin kohen e tyre në këtë park të ëndrrave në Karposh. Por kur jemi te realizimi i projektit dërguam pyetje edhe te komuna e Karposhit edhe te Qyteti i Shkupit. Komuna e Karposhit na tha se presin përgjigje nga Qyteti i Shkupit.

“Komuna e Karposhit para një viti e gjysmë i ka dorëzuar Qytetit të Shkupit një projekt me parametrat për ndërtimin e parkut të përmendur. Gjithashtu, nga Këshilli i Komunës janë marrë të gjitha vendimet e duhura për t’i mundësuar qytetit realizimin e këtij projekti në territorin e Komunës. Deri më tani nuk kemi informacione pse nuk ka filluar ndërtimi i parkut”, thonë nga Komuna e Karposhit.

Nga qyteti i Shkupit nuk morëm përgjigje lidhur më këtë projekt i cili u promovua shumë vite më parë edhe në kampanjë politike nga kryetari i atëhershëm i Karposhit, Stefan Bogoev.

“Ky park do të ketë përmbajtje rekreative dhe sporte të ndryshme dhe do të jetë në funksion të qytetarëve të Karosh 4, Karposh 3, Zllokuqani, Vllae 1 dhe lagjeve të tjera”, tha Stefan Bogoev – Ish kryetar i Komunës së Karposhit.

Parku në Karposh 4 do të ishte vendi ku përditshmëria do të marrte një dimension tjetër dhe ku qytetaret do të kalonin shumë kohë aty, në këtë park ku tani shumica e qytetarëve kanë frikë të kalojnë shkaku i pikës së grumbullimit të qenve endacak dhe gjarpërinjve.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

trepca shenon fitoren e peste ne procredit superlige ndaj bores 671d399761650
Story i mëparshëm

Trepça shënon fitoren e pestë në ProCredit Superligë ndaj Borës

faktor bg hristovski i ask se ka nje diplome fiktive per gjuhen angleze ne pllovdiv nuk ka shkolle te tille gjuhesore 671d4029582f8
Story i radhës

Faktor.bg: Hristovski i ASK-së ka një diplomë fiktive për gjuhën angleze! “Në Pllovdiv nuk ka shkollë të tillë gjuhësore”

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë