Vlora Çitaku besoj se e din që Krusha e Madhe është vendlindja e Mr. Ukshin Hotit, e shokut tim të ngushtë, e kolosit intelektual dhe atdhetar me zemër luani dhe me sy shqiponje.
Mr. Ukshin Hoti në ligjeratat që po i mbante në Beograd në vitet e sjhtatëdhjeta të shekullit të 20-të për ndyshimet kushtetuese në ish Jugosllavi, para qytetarëve dhe punëtorëve shqiptarë që punonin dhe jetonin në kryeqytetin e atëhershëm të ish Jugoslavisë, e kam dëgjuar me veshët e mij, kur thoshte, “ Nëse shqiptarët nuk do të jenë të barabartë me popujt e tjerë, Serbia shqiptarët do t’i ketë gjithmonë thikë në shpinë”.
Në Krushë të Madhe gjendet edhe shtëpia ku u lind dhe u rrit Mr. Ukshin Hoti. Në atë shtëpi e kam hëngër piten më të shijshme në jetën time në prani i të prindërve të tij zemërbardhë, fisnikë dhe të urtë.
Ajo shtëpi tani është shtëpi muze, por që me siguri tradhtares Vlora Çitaku, e cila paska qenë këtyre ditëve në Krushë të Madhe, as nuk i ka shkuar në mend ta vizitojë këtë shtëpi muze, sepse kjo shtepi muze e familjes së Ukshin Hotit rezaton reze atdhedashurie, trimërie, lirie dhe ndershmërie, rezaton reze rentgeni që e bëjnë skopinë dhe e identifikojnë tradhtinë.
Tradhtarëve Hashim Thaçi e Vlora Çitaku si edhe PDK-së së tyre, në 21 vitet e kaluara gjersa e qeverisnin dhe e udhëheqnin Kosovën, nuk u shkoi asnjëherë ndërmend ta ngrenë zërin dhe të kërkojnë me ngulm nga Serbia kriminale të zbardhet fati i Mr. Ukshin Hotit dhe i të pagjeturve tjerë.
Dashtë Zoti i Madhërishëm që Serbia Mr. Ukshin Hotin ta mban diku të izoliar, dhe që ky kolos intelektual dhe patriot shqiptar të na kthehet shëndoshë e mirë në Kosovë.
Vlora Çitaku-nënkryetare e parë e PDK-së, nëpërmjet Facebookut të saj më datë 13 korrik 2022, postoi lajmin me fotografi, se ka qenë në Krushë të Madhe dhe se e ka takuar zonjën Fahrije Hoti, e cila është nismëtare dhe udhëheqëse e ndërmarrjes së produkteve bujqsore “ Krusha”.
Fahrija dhe shoqet saj në këtë ndërmarrje me djersën, nderin dhe punën e tyre dëshmuan krenarinë, vitalitetin dhe papërkulshmërinë shqiptare, se edhe pas të keqes përvëluese që ua shkatoi masakra e Serbisë kriminale, po qëndrojnë fuqishëm dhe po hapërojnë me dinjitet, ngjashëm si një zabel i vrrullshëm pas shkrumosjes.
Vlora Çitaku për tu faktorizuar dhe për ta mbuluar tradhtinë e saj si ish ambasadore e Kosovës në SHBA, ku sëbashku me tradhtarët Hashim Thaçi dhe Edi Rama, dhe në bashkëpunim me kriminelin Aleksanër Vuçiq, dhe me mbështetjen e pro serbëve Jon Boltom, Mathew Palmer dhe Richard Grenell, ishte pjesëmarrëse në përgatitjen e planit për copëtimin e Kosovës, e tani na u paraqitet edhe nga Krusha martire.
Kjo vizitë e Vlora Çitakut te zonja Farhije Hoti në Krushë, është bërë jo për ta nderuar Fahrijen, shoqet e saj dhe Krushën heroike, po për ta ndotur, dhe për të nxjerrë përfitime politike partiake edhe nga kjo vizitë.
Vlora Çitaku, kjo tradhtare kosovare e mashtron veten dhe opinionin, se duke e vizituar zonjën Fahrije Hoti, këtë grua dinjitoze, nëpëmjet dy fjalive të saj të shkruara në Facenook se, “Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha u bë simbol i rilindjes. Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri”, Vlora Çitaku dhelpanake mendon se po i lan mëkatet që i ka bërë ndaj Kosovës.
Vlora Çitaku, me 11 korrik 2022, deklroi edhe se, “Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri Albin Kurti në Greqi ?
Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, mban fjalimin, takimin dhe kthehet”.. As kryeministri i Greqisë nuk rrin një javë, e lene më të tjerët”, thotë Vlora Çitaku.
Tekstet argumentuese domethethënëse, rrënqethëse të kryredaktorit Idriz Morina në “Bota sot”
Oj Vlora Çitaku, a po i lexon tekstet argumetuese domethënëse të Idriz Morinës-kryeredaktorit të “Bota Sot” në WEB faqen e kësaj redaksie, sidomos këtyre ditëve, tekste që ta ndalin frymën, tekste që ta dridhin zemrën, ku shkruan me fakte për tradhtitë, vëllavrasjet gjatë luftës së UÇK-së, dhe pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, ku shkruan për vjedhjen e parave të mërgimtarëve që i dërgonin për luftën e UÇK-së të “3%” dhe të “Vendlindja Thërret” , nga Klani “Rogner”dhe Klani “Pan”, ku shkruan për tradhtitëtronditëse brendashqiptare, për bashkëpunimin e ShiK-ut me UDB-në dhe BIA-n, për vrasjen e kundërshtarëve politiklë dhe për korrupsionin maramendës, të gjitha këto mbi bazën e fakteve argumentuese të raportit sekret të KFOR-it amerikan.
Oj Vlora Çitaku, mos i ik tradhtisë që ia bëre Kosovës, se nuk mund të shpëtosh kurrë nga kjo, por rrëfeu lidhur me akuzën që ta bëri Sabina Çudiq- politikania e Bosnjë dhe Hercegovinës me të cilën sëbashku ishit në SHBA.
Vlora Çitakut dhe Enver Hoxhajt, PDK-ja e inkriminuar u duket si e praruar
Oj Vlora Çitaku, pasi të arrin gjuha kahmos, drejtoje gjuhën e kritikës ndaj PDK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit dhe të tjerëve, që i sollën Kosovës, aqë të zeza, aqë të liga, aqë ֻ krime dhe dëmtime.
Ti nuk je e denjë dhe e pastër ta kritikosh Kryeministrin Albin Kurti, sa qëndron në vizitën e tij në Greqi apo gjetiu, sepse Albin Kurti po e dëshmon vetën dhe se sëbashku me Qeverinë e tij, po punojnë me sinqeritet dhe përkushtim për Kosovën, e jo si PDK-ja me tradhti, vëllavrasje, korrupsion dhe hajni.
Kryeministri Albin Kurti u dëshmua si burrë shteti i mirfilltë, në prezentimin e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën në samitet dhe vizitat e tij, si diplomat dhe lobues i vyer i Kosovës dhe si kursyes i parave të shtetit gjatë udhëtimeve jashtë Kosovës, gjë që nuk e ka bërë asnjëri nga paraardhësit e tij.
Enver Hoxhaj- nënkryetar i PDK-së, ditë më parë deklaroi se Kosova duhet t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”.
Ndërsa më atë 13 korrik 2022, Enver Hoxhaj , seklaroi se, “ Në mënyrën se si sillet Qeveria e Kosovës në raport me dialogun apo politikën e saj rajomnale, me partnerët tanë ndërkombëtarë, po e shndërron Serbinë faktor të rëndësishëm nërkombëtar”.
Shqiptarët janë kombi më autokton dhe më i madhi në Ballkan, e jo serbët surogatë ardhacakë
O Enver Hoxhaj, çfarë profesor universiteti i hamamit je zotërote, kur me mendjen e një fëmije gjykon se Kosova na duheshka të jetë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur”.
Aqë i cekët je sa nuk e kupton se pa e pranuar Serbia kriminale gjënocidin e kryer në Kosovë në vitët 1998/99, pa e njohur Serb ia Kosovën shtet të pavarur e sovran, pa kërkuar Serbia falje publike pë krimet e kryera në Kosovë, pa i nxjerrë Serbia para ligjit kriminelët e serbë, pa e treguarSerbia vendodhjen e varrezave masive ku janë varrosur mijër e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e të varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë, pa e zbardhur Serbia fatin e 1643 personave të rrëmbyer në kosovë, pa e paguar Serbia reparacionin e dëmeve të shkaktuara në Kosovë, askush nuk mund të ëndërojë se Kosova pa plotësimin e këtyre kushteve të sipërtheksuara nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë kriminale. Qëllimi i Serbisë me “Ballkani i Hapur”, është vetëm mashtrues, hegjemonist dhe okupues, qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës.
Shqiptarët janë kombi më autokton dhe më i madh numerikisht në Ballkan, dhe kursesi serbët surogatë me një numër aqë të vogël ardhacakë nga Kaukazi pa identitet të pastër.
Serbisë kriminale po t’ia heqish hungazezët e Vojvodinës, boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut, shqiptarët e luginës së Preshevës dhe romët, mbesin shumë pak serbë.
Çfarë profesor universiteti i hamamit je zotërote , dhe çfarë ish ministër i Jashtëm i Kosovës je zotërote , kur merr guximin ta kritikosh Qeverinë e Kosovës dhe Kryeminitrin Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, apo për politikën rajonale, apo me partnerët tanë ndërkombëtarë.
O Enver Hoxhaj, a po të bëjnë dritë sytë, a po të punon mendja të gjykosh se, Qeveria e Albin kurtit po i mahnit të gjithë me kthesën pozitive që bëri brenda një viti në forcimin konstruktiv të politikës të Kosovës ndaj rajonit dhe asaj ndërkombëtare.
Albin Kurti që në takimin e parë në Bruksel, i tha BE-së dhe Serbisë kriminale stop me shantazhet dhe nënçmimin e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, duke e vendosur Kosovën si pale të barabartë në dialog.
Albin Kurti i ka mbetur si kockë në fyt Serbisë kriminale dhe e dridhi me mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe nw Kosovw dhe me vendosjen së reciprocitetit me targat e automjeteve.
Albin Kurti po e lufton krimiin e organizuar dhe kontrabandën në Veri të Kosovës, që e instaluan Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, në bashkëpunim me kriminelët serbë.
Qeveria e Albin Kurtit me reformën në drejtësi, prokurori dhe gjyqësi, me vetingun dhe me Byronë për verifikimin e pasurisë, e ka godatur në palcë opozitën e sotme në Kosovë dhe ish komandantët milionerë të UÇK-së, qoftë për pasurimin e jashtëligjshëm, qoftë për pastrimin e listave të fryera të veteranëve të rrejshëm.
O Enver Hoxhaj, si po e merr guximin ta kritikosh Qeverinë e Albin Kurtit dhe pastërtinë e saj, mere guximin dhe kritikoje PDK-në kriminale dhe kriminelët në radhët e PDK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavir Haliti e shumë të tjerë si ata.
Kosova nuk ka nevojë për tradhtarë, vëllavrasës, kriminelë, të korruptuar dhe milionerë të pas luftës, Kosova ka nevojë për udhëheqës të pastër e dinjitozë që t’i hiqet laku që tashmë 21 vite ia vuri PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, NISMA dhe AKR-ja.