Fabian Ruiz rikthehet në ‘radarin’ e Real Madridit

Ylli i Napolit, Fabian Ruiz shihet sërish si një përforcim i mundshëm i Real Madridit për sezonin tjetër.

Spanjollit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe sipas ‘Superdeporte’, është ndër të preferuarit e presidentit madrilen, Florentino Perez.

Në moshën 25-vjeçare, reprezentuesi spanjoll është një nga futbollistët më të rëndësishëm për skemën e Luciano Spallettit dhe po kalon një nga sezonet më të mira, me pesë gola në 18 ndeshje të Serisë A.

Real Madrid e kërkoi Ruizin edhe në vitin 2019, ku e shihni si lojtari do rivalizojë tre yjet Modric, Kroos dhe Casemiro për pozitën e titullarit, por marrëveshja nuk u realizua, shkaku që “Napolitanët” vendosën të mos e shesin.

Ndërkohë, Reali është duke punuar që të bind Ruiz për të refuzuar rinovimin e kontratës, kësisoj do detyronte Napolin të hap negociatat për shitjen e mesfushorit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto fjalë të sinqerta çdo adoleshente duhet të i dëgjojë nga nëna

Story i radhës

Banorët në lagjen “Dardania” të Prishtinës paguajnë për vend parkim, por parkingje nuk gjejnë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish