banoret ne lagjen dardania te prishtines paguajne per vend parkim por parkingje nuk gjejne 61f72afced0ba

Banorët në lagjen “Dardania” të Prishtinës paguajnë për vend parkim, por parkingje nuk gjejnë

January 31, 2022
1 minut lexim

Në disa lagje të Prishtinës ka filluar të rregullohet çështja e parkingjeve për banorët rezidentë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ka banorë që jo gjithmonë gjejnë vend për parkim në lagjen “Dardania” apo te vendi i njohur si “Te Santea”.

Ahmet Grajqevci thotë se paguan 7 euro në muaj për vend parkim, por thotë se shpesh i ndodh që vend të mos gjejë.

“E paguajmë 7 euro në muaj por vend për parkim nuk ka. Edhe pse paguajmë rregullisht dhe jemi banorë të lagjes ndodh shumë herë që vend nuk ka. Në një rast jam detyruar ta thërras merimangën për ta nxjerrë veturën se ndryshe do të vonohesha për punë…Pas orës 20:00 në mbrëmje është shumë problem për një vend parkim”, deklaroi Grajqevci.

Mirëpo kryeshefi ekzekutiv i kompanisë publike “Prishtina parking” thotë se në atë zonë ka vende parkimi të mjaftueshme për banorët e zonës.

“E them me përgjegjësi të plotë se “Te Santea” ka vend të bollshëm për parkim për banorët vendas dhe çdo ditë po punohet për të funksionuar sa më mirë si parkim për banorët rezidentë të asaj lagjeje”, deklaroi Liridon Restelica.

Ai thotë se nga e hëna banorët rezidentë të lagjes Dardania të regjistrohen dhe të marrin stikersat në mënyrë që të mos kenë problem me parkimin.

Ai ka lutur banorët tjerë që të mos parkojnë aty nga e hëna pasi iu konfiskohen veturat e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fabian ruiz rikthehet ne radarin e real madridit 61f72af96a121
Story i mëparshëm

Fabian Ruiz rikthehet në ‘radarin’ e Real Madridit

do e haja me sy kush eshte djali qe la beniaden pa fjale brenda big brother vip 61f77147efa96
Story i radhës

“Do e haja me sy”, kush është djali që la Beniadën pa fjalë brenda “Big Brother VIP”

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë