18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit.
Gjithashtu, të punohet edhe për njohjen dhe zbatimin e saj nga personeli mjekësor.
Të drejtat bazë ndërkombëtare të pacientëve afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, qasjen në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim etj.
Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit u krijua nga Rrjeti i Qytetarisë Aktive për të informuar, diskutuar dhe marrë zotimet për të përmirësuar të drejtat e pacientëve në Evropë.