Eurovisioni publikon renditjen zyrtare të pjesëmarrësve – Ronela Hajati performon e para në gjysmëfinale

March 29, 2022
1 minut lexim

“Eurovision 2022” po afron.

Në datën 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 16 maj dhe finalen e madhe më 14 maj.

Shqipëria sivjet përfaqësohet nga këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, me këngën “Sekret”.

Ronela është përcaktuar të këndojë në natën e parë gjysmëfinale, në të cilën do të prezantohen gjithsej 17 shtete.

Faqja zyrtare e Eurovisionit, ka bërë të ditur sot (e martë) renditjen zyrtare sipas së cilës do të këndojnë shtetet në netët gjysmëfinale.

Sipas kësaj renditje, këngëtarja Hajati do të këndojë e para në mbrëmjen e parë gjysmëfinale, më 10 maj.

Renditja e shteteve që do të prezantohen në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2022” (Foto: Eurovision/Instagram)

Dhjetë shtetet që do të sigurojnë më së shumti vota nga publiku dhe juria, do të kualifikohen për në finale dhe njëlloj do të ndodhë edhe natën e dytë gjysmëfinale.

“Eurovision 2022” mbahet në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, pasi ky shtet shënoi fitoren vitin e kaluar me grupin Maneskin. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spanja është një nga kombëtaret me të ardhmen më të ndritur

Story i radhës

Zelensky i bën thirrje Danimarkës që të vendosë sanksione më të forta ndaj Rusisë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë