Spanja është një nga kombëtaret me të ardhmen më të ndritur

Spanja është një nga kombëtaret me të ardhmen më të ndritur nëse marrim parasysh moshën dhe talentin që kanë futbollistët të cilët janë pjesë përbërëse e “Furisë së Kuqe”.

Kjo u pa edhe në miqësoren ndaj Shqipërisë ku lojtarë si Pedri, Gavi, Ferran Torres apo edhe Dani Olmo zotërojnë një potencial të madh, ndërsa dallojnë në aspektin teknik më shumë se në forcën fizike.

Mbi këtë pjesë është pyetur edhe trajneri i iberikasve, Luis Enrique para miqësores me Islandën. Tekniku 51-vjeçar theksoi se nëse do të vlerësonte më shumë forcën fizike se anën teknike tek një futbollist, atëherë Pedri nuk do të luante asnjë minutë.

“Në futbollin e sotëm nuk ka rëndësi vetëm forca fizike tek një futbollist, të paktën në kombëtaren tonë nuk funksionon në këtë mënyrë.

Lojtarët duhet të jenë atletë, por nëse do t’i jepnim përparësi forcës fizike ndaj asaj teknike, atëherë i bie që një si Pedri të mos luaj asnjë minutë.

Madje, të mos marrë mundimin të bëj as nxehmje pasi nuk do të luante. Ajo që kërkoj unë te një futbollist është talenti dhe Pedrin e dija se është special pasi më ka lënë përshtypje prej herës së parë kur e kam parë në moshën 16-vjeçare teksa aktivizohej për Las Palmas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Intervista/ Flet biznesmeni Avni Elezi: Ju tregoj sfidat në biznes gjatë kohës së Pandemisë

Story i radhës

Eurovisioni publikon renditjen zyrtare të pjesëmarrësve – Ronela Hajati performon e para në gjysmëfinale

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish