Zelensky i bën thirrje Danimarkës që të vendosë sanksione më të forta ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për sanksione edhe më të forta kundër Rusisë dhe paralajmëroi se pothuajse i gjithë qyteti i rrethuar i Mariupolit është shkatërruar, në një fjalim të tijin në Parlamentin e Danimarkës, të martën.

“Ne ju kërkojmë juve dhe gjithë komunitetit demokratik në botë: Ne duhet të shtojmë sanksionet kundër Rusisë. Ne duhet të heqim dorë nga nafta ruse. Jo tregti me Federatën Ruse. Mbyllni portet për anijet ruse. Dhe kjo duhet të jetë një politikë solidariteti në Bashkimin Evropian mes të gjitha shteteve anëtare”, tha ai.

Ai shtoi se më shumë se 100,000 njerëz janë ende të bllokuar në Mariupol dhe janë të detyruar “të shkrijnë borën për të pirë ujë”.

Zelensky akuzoi forcat ruse për deportim me forcë të njerëzve, si dhe për përdhunim dhe plaçkitje, shkruan CNN.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eurovisioni publikon renditjen zyrtare të pjesëmarrësve – Ronela Hajati performon e para në gjysmëfinale

Story i radhës

​Publikohet lista e bursistëve të Komunës së Prishtinës

Të fundit nga