Pikërisht kjo politikë të cilën po e udhëheqë sot Rusia e Putinit, mund ta shdërrojë gjysmën e botës në një arenë lufte, sepse me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, synimet janë edhe më gjerë për të ndikuar në përvetësimin e atyre vendeve të cilat dikur ishin nën pushtimin e unionit të BRSS-së, dhe të një dëshmie të një “sllavizmi” të veçantë, por edhe të egër.
Ndoshta ndryshimet, me gjitha kundërshtimet eventuale të botës demokratike kundër vendimeve të Putinit dhe Rusisë, do të mirren parasysh, por sikur marshimet e armatës ruse nuk kanë të ndalur drejtë Ukrainës, të cilën e kanë rrethuar në gjitha anët, dhe kjo tregon se ky regjim nuk njeh mirëkuptim miqësor dhe fqinjësor, për të menjanuar një konflikt dhe luftë të rrezikshme.
Padyshim se këto situata shkaktojnë kureshtje te secili popull në botë, po ashtu edhe te populli i jonë shqiptarë, të cilët u dëshmuan gjithmonë si popull liridashës dhe i cili i përjetojë ngjarjet më kobzeza në lëkurën e vet, prandaj nuk e dëshiron dhe imagjinon përsëritjen e historive të tilla.
Apo, edhe më tragjike- një politikë e tillë serbo-ruse dhe me helmimin e sëcilës vjell edhe kundër popullit shqiptarë dhe pavarësisë së Kosovës, e cila pa turp e konsekuencë njerëzore dhe para OKB, del shpeshherë si një farsë e zhveshur unitariste dhe ngritët kundër një populli liridashës dhe autokton në tokën e vet dardane ilire, në përkrahje të Serbisë.
Dhe me “brrylatjen” e Rusisë, i rriten “brirët” Serbisë, e cila po e tregon fytyrën e saj të vërtetë, për faktin se akoma nuk e ka ndryshuar formën dhe konceptet e saj nga e kaluara, të cilat kanë synime të mbrapshta dhe krijimin e një klime destabilizuese në Kosovë dhe më gjerë në rajon.
Republika e Kosovës, përveq se është shtet i ri dhe pothuaj është në fillet e plotësimit të stanadartit për një ushtri dhe forcë që duhet të afrojë mbrojtje vendit të vet, fati i saj qëndron duke qenë nën përkujdesjen dhe mbrojtjen e NATO-s, gjegjësisht dhe forcave të SHBA-së, është apo nuk është kjo që po ndodh në Ukrainë, një absurd i vërtetë i Rusisë, ka një arsye, që ethët e luftës do e kaplojnë edhe Evropën, duke mos përjashtuar edhe vendin tonë Kosovën.
Një qëndrim i tillë i Rusisë, e cila po i tregon muskujt e vet para botës përmes një rrethimi të hekurt dhe me armë moderne ndaj Ukrainës, duke e nxitë në luftë edhe ndaj botës perëndimore, SHBA-të, në rend të parë, si edhe aleatët e saj së bashku me NATO-n, me çrast mund të krijohet një gjendje e rëndë nga përshkallëzimi dhe shpërthimi i një lufte të rrezikshme dhe të pa parë, deri te përdorimi i armëve bërthamore, ku dihet se Rusia, posedon dhe zotëron sasinë më të madhe të armëve të shkatërimit në masë.