Fluturimet për në Ukrainë ndërpriten apo ridrejtohen në mesin e krizës

February 13, 2022
min lexim

Disa linja ajrore kanë anuluar ose devijuar fluturimet për në Ukrainë mes frikës së shtuar se një pushtim nga Rusia është i afërt, pavarësisht bisedimeve intensive të fundjavës midis Kremlinit dhe Perëndimit.

Në një bisedë një orëshe të së shtunës me Presidentin rus, Vladimir Putin, Presidenti amerikan, Joe Biden tha se pushtimi i Ukrainës do të shkaktonte “vuajtje të gjerë njerëzore” dhe se Perëndimi është i përkushtuar ndaj diplomacisë për t’i dhënë fund krizës.

Ai megjithatë kishte shtuar se janë “njëlloj të përgatitur për skenarë të tjerë”.

Rusia mohon se synon të pushtojë, por ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe ka dërguar trupa në stërvitje në Bjellorusinë fqinje.

Zyrtarët amerikanë thonë se rritja e fuqisë së zjarrit të Rusisë ka arritur në pikën ku mund të pushtojë shumë shpejt.

Linja ajrore holandeze, KLM, ka anuluar fluturimet për në Ukrainë deri në një njoftim tjetër.

Ndjeshmëria holandeze ndaj rrezikut të mundshëm në hapësirën ajrore të Ukrainës është e lartë pas rrëzimit të një avioni malajzian në vitin 2014 mbi një zonë të Ukrainës lindore të udhëhequr nga rebelët e mbështetur nga Rusia. Të gjithë 298 personat në bord vdiqën, përfshirë 198 shtetas holandezë.

Linja ajrore ukrainase SkyUp tha të dielën se fluturimi i saj nga Madeira, Portugali në Kiev u devijua në kryeqytetin moldav Kishinau pasi qiradhënësi irlandez i aeroplanit tha se po ndalonte fluturimet në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Thirrja Putin-Biden, pas një telefonate mes Putinit dhe presidentit francez Emmanuel Macron më herët gjatë ditës, erdhi në një moment kritik për atë që është bërë kriza më e madhe e sigurisë midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë. Zyrtarët amerikanë besojnë se kanë vetëm pak ditë për të parandaluar një pushtim dhe gjakderdhje të madhe në Ukrainë.

Ndërsa SHBA-të dhe aleatët e saj të NATO-s nuk kanë plane të dërgojnë trupa në Ukrainë për të luftuar Rusinë, një pushtim dhe sanksione ndëshkuese që do të rezultojnë mund të kenë jehonë përtej ish-republikës sovjetike, duke ndikuar në furnizimet me energji, tregjet globale dhe balancën e energjisë në Evropë.

Rusia po kërkon që Perëndimi t’i mbajë vendet ish-sovjetike jashtë NATO-s. Ajo gjithashtu dëshiron që NATO të përmbahet nga vendosja e armëve pranë kufirit të saj dhe të tërheqë forcat e aleancës nga Evropa Lindore – kërkesa të refuzuara kategorikisht nga Perëndimi.

Rusia dhe Ukraina janë përfshirë në një konflikt të ashpër që nga viti 2014, kur udhëheqësi miqësor i Ukrainës ndaj Kremlinit u përzu nga detyra nga një kryengritje popullore.

Moska u përgjigj duke aneksuar gadishullin e Krimesë dhe më pas duke mbështetur një kryengritje separatiste në Ukrainën lindore, ku luftimet kanë vrarë mbi 14,000 njerëz.

Një marrëveshje paqeje e vitit 2015 e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania ndihmoi në ndalimin e betejave në shkallë të gjerë, por përleshjet e rregullta kanë vazhduar dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike kanë ngecur./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Donaldi i jep ide biznesi Beniadës: Do bësh kërdinë, fut dhe daja Pashukun

Story i radhës

Ethe lufte…

Të fundit nga

Çfarë paqe do të kemi pas luftës?

“Lufta në Ukrainë ka trazuar historinë e shekullit njëzet e një, duke u bërë shenjuesja e tij, ashtu si konfliktet e Revolucionit Francez dhe Perandorisë ishin shenjueset e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
ShkoLartë