Estonia dhe Letonia kanë rënë dakord për blerjen e përbashkët të një sistemi të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Estonisë.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës tregon qartë nevojën për sisteme të mbrojtjes ajrore, tha në një deklaratë ministri letonez i Mbrojtjes Artis Pabriks.
Blerja do të menaxhohet nga Estonia në bazë të këshillit të ministrave të mbrojtjes të dy shteteve baltike, në përputhje me letrën e synimeve të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes gjatë samitit të NATO-s në Madrid, thuhet në njoftim.