Një estetiste është arrestuar në Britani për vrasjen e bashkëshortit të saj, i cili u gjet i qëlluar për vdekje me thikë në shtëpinë e tyre rurale në veri të Britanisë.
Babai i dy fëmijëve Paul Hanson, 54 vjeç ishte sulmuar fatalisht në shtëpinë e tij në East Yorkshire, tre ditë pas Krishtlindjeve.
Ai ishte dërguar në spital por nuk mund të shpëtohej dhe u shpall i vdekur pak më vonë.
Bashkeshiortja e tij, 53 vjeçarja Teresa Hanson u arrestua dje e akuzuar për vrasje dhe mori masën e paraburgimit sot në gjykatën e Hull, njoftonte policia vendore, pa dhene me shume informacione.
Paul raportohet se kishte kaluar festat me të bijën Sherri dhe nipin.
Sherri postonte foto të lumtura në rrjete sociale për kohën e bukur që kishte kaluar me familjen.
Por Hanson, i cili punonte si menaxher në një kompani ndërtimi, u qëllua për vdekje më 28 dhjetor, ne dukje nga bashkëshortja me te cilën jetonte.
Inspektorja e policisë Nicola Burnett tha se ngjarja është ende në hetim: “Ne e kuptojmë se ky incident tragjik ka tronditur fshatin e qetë dhe rrethinat.”
“Por duam të sigurojmë publikun se ishte një ngjarje e izoluar mes dy personave që e njihnin njëri-tjetrin. Autoritetet do të mbeten në zonë gjatë vijimit të hetimeve”.
Autoritetet bënin apel për këdo që kishte informacion mbi çështjen që të kontaktonte me ta, ndërsa hetimet vijojne.
Burimi: GAZETA.MK