Situata me Covid-19 në vitin 2022 është stabilizuar pjesërisht, qarkullimi i virusit duhet monitoruar

31 dhjetor – Fillimi i vitit 2022 nisi me rreth 5.000 raste aktive të koronavirusit në vend dhe me dominimin e llojit omikron, të cilin ekspertët e shëndetësisë e cilësuan si një lloj më të dobët se të mëparshmit. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se deri në mars të vitit 2022, gati 90 për qind e popullsisë së botës do të ketë antitrupa kundër KOVID-19, qoftë nga një vaksinë apo sëmundje e kaluar.

 

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në dr. Ane Johansen, në një deklaratë për MIA-n thotë se përkundër faktit se në vitin 2022  gjendja me KOVID-19 është stabilizuar, megjithatë çdo herë është raportuar një numër i papranueshëm i infeksioneve dhe vdekjeve.  Shtoi se grupet kryesore të izoluara të njerëzve mbeten pa imunitet dhe virusi po qarkullon në nivele aq të larta për kërcënimin e variantit tjetër problematik të jetë gjithnjë më i pranishëm.

Fillimi i tremujorit të dytë të vitit 2022 solli lehtësimin e masave për mbrojtjen nga virusi, pothuajse në të gjithë botën. Në vend, në fillim të muajit prill, një pjesë e madhe e masave u hoqën dhe mbajtja e detyrueshme e maskës në objektet shëndetësore, farmacitë, transportin publik dhe ambientet e kujdestarisë mbeti e vlefshme.

Gjatë periudhës së verës është vërejtur një rënie globale e rasteve të reja me KOVID-19 dhe situata në vend ka qenë e qëndrueshme. Në muajt e fundit të vitit 2022 është vërejtur rritje e rasteve të reja.

“Në rajonin evropian, duke llogaritur nga 14 dhjetori, numri i rasteve ka kaluar në 268 milionë që nga fillimi i pandemisë. Fakti që mbi 2.1 milionë njerëz kanë vdekur nga KOVID-19 është zhgënjyes. Në javën menjëherë përpara 11 dhjetorit, rajoni evropian ishte përgjegjës për 29 për qind të rasteve të reja në nivel global dhe për 26 për qind të vdekjeve të reja, përsëri në nivel global”, thotë dr. Johansen.

Rritja e numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital, sipas dr. Johansen, me siguri i detyrohet kombinimit të disa faktorëve, duke përfshirë motin e ftohtë dhe festimet në grupe sezonale që janë tipike për fundvitin.

Muaji i fundit i vitit 2022 gjithashtu shënoi një rritje të numrit të rasteve të gripit sezonal, duke çuar në një rritje të rasteve pozitive tek pacientët e shtruar në spital me infeksione të rënda akute të frymëmarrjes.

Me bashkëqarkullimin e KOVID-19 dhe gripit sezonal, shëndeti i grupeve të rrezikuara të popullsisë – duke përfshirë të moshuarit, personat me imunitet të dobët, gratë shtatzëna dhe të porsalindurit – është në rrezik të shtuar.

Për pritshmëritë në vitin e ri 2023,  thotë se nuk mund të thuhet me siguri se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Megjithatë, sipas saj, këto valë të ardhshme të infektimit nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht valë të ardhshme vdekjesh, pasi siç thotë ajo, kanë mjete që parandalojnë infektimin dhe formën e rëndë të sëmundjes.

Përfaqësuesja e OBSH-së në Shkup apelon shtetet që të rifillojnë përpjekjet për zbutjen e situatës dhe të jenë të gatshme t’i përgjigjen barrës së shtuar në sistemet e tyre shëndetësore.

Deri më 25 dhjetor të vitit 2022, në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar gjithsej 875.972 persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër KOVID-19 në vend dhe jashtë saj. Gjithsej 857,053 persona janë vaksinuar plotësisht me dy doza.

Dr. Johansen kërkoi që aplikimi i pesë faktorëve të stabilizimit të pandemisë do të vazhdojë të jetë vendimtar për mbrojtjen e popullatës – rritja e nivelit të vaksinimit, aplikimi i një doze të dytë shtesë për personat me imunitet të dobët dhe personat në kontakt të ngushtë me ta – dhe potencialisht për të ofrohet një dozë e dytë shtesë për grupet specifike të rrezikut, por jo më herët se tre muaj pas dozës së tyre të fundit.

Deri më 29 dhjetor të vitit 2022, në nivel global janë regjistruar 663.618.946 raste të koronavirusit, kanë vdekur 6.692.202 persona dhe 21.205.812 raste aktive. Sipas të dhënave të fundit të Institutit për Shëndet Publik, deri më 25 dhjetor në vend kanë qenë aktive 240 raste dhe janë regjistruar 9.614 vdekje.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Debati “Ronaldo vs Messi” do të përfundojë me 19 janar

Story i radhës

Estetistja 53 vjeçare arrestohet për vrasjen me thikë të bashkëshortit në shtëpinë e tyre rurale, disa ditë pas Krishtlindjes

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez