Zhdukja e Ervis Martinajt vazhdon të mbetet ende mister. Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim i mundshëm, pasi nuk ka asnjë të dhënë për Martinajn, i cili ishte edhe person i shpallur në kërkim.
Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala “pavarësisht hetimeve, prokuroria nuk e ka të qartë nëse Martinaj e ka inskenuar apo mund të ndodhen para një ngjarje kriminale. Këto janë pyetje që duhet ti japë përgjigje hetimi”.
Më tej gazetarja u shpreh se kjo është një ngjarje e një natyre të veçantë dhe komplekse për policinë.
“Ditët e fundit një grup i posaçëm i hetimit ku janë përfshirë ekspertët më të mirë janë duke u zhvilluar kontrolle në disa baza në Fushë-Kuqe, Fushë Krujë , Durrësit dhe Vlorës, aty ku mendohet se Martinajt kishte njerëz që mund ta strehonin. Po ashtu janë marrë në pyetje personat që mund të kishin kontaktet me Martinajt, në kohën kur ai ishte ne arrati”.
Personi i cili ka informuar familjarët që ka humbur kontaktet ndodhet në Dubai dhe policia nuk ka mundur që të marrë një dëshmi në lidhje me ngjarjen.
Kujtojmë se hetimet për zhdukjen e Martinaj nisën pas denoncimit në policinë e Kurbinit të xhaxhait të tij Faik Martinaj, i cili tha se kishte humbur kontaktet me nipin dhe dyshonte se diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur për shkak të konflikteve që ka me grupe të ndryshme kriminale.