fero lirohet nga paraburgimi avokati jep detaje 62fba80280735

Fero lirohet nga paraburgimi, avokati jep detaje

August 16, 2022
1 minut lexim

Feronit Abazi, i njohur si Fero, reper, është liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Gjilanit.

Avokati i Feros, Ilir Shaqiri, e ka konfirmuar për median irimin e klientit të tij.

“Iu ka shkëputë masa e paraburgimit, dhe sot lirohet. Pasi është mbajtur seanca fillestare, e ka pranuar fajësinë, iu ka ndërpre masa e paraburgimit, ndërsa gjykimi për dënim do të mbahet pas disa ditësh”, ka thënë Shaqiri.

“Atij i vjen keq, e kanë arritë marrëveshjen me familjen, i vjen keq për rastin, janë pajtuar me palën e dëmtuar. Gjithçka është në rregull”, tha më tutje ai.

“Kanë pasur marrëveshje me shkrim te noteri, që janë pajtuar dhe nuk ka probleme”, përfundoi avokati Ilir Shaqiri.

Feros i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në lidhje me sulmin ndaj disa të rinjve në qytetin e Gjilanit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

te mendoheni mire se ke po kercenoni rusia nenshkruan kontrate per super raketat sarmat 62fba7fac6433
Story i mëparshëm

“Të mendoheni mirë se kë po kërcënoni,” Rusia nënshkruan kontratë për super raketat Sarmat

eshte zhdukur apo ka inskenuar ngjarje fati i ervis martinajt mbetet ende mister 62fba87076927
Story i radhës

Është zhdukur apo ka inskenuar ngjarje? Fati i Ervis Martinajt mbetet ende mister!

Të fundit nga

ShkoLartë