“Është një tmerr, nuk na zë gjumi natën”, ukrainasit të përfshirë nga paniku

February 14, 2022
1 minut lexim

Oksana Riwnyj kujton jetën nën sundimin sovjetik. “Kur isha në universitet, nuk më lejohej të flisja dhe të thoja hapur atë që mendoj. Nuk mund të shkonim në kishë apo të festonim Krishtlindjet. Ishte shumë e vështirë, veçanërisht për të rinjtë”, thotë mësuesja 58-vjeçare e shkollës fillore.

Tani, lajmi për grumbullimin e trupave nga Rusia në kufirin ukrainas ngjall kujtime që e bëjnë t`i mbushen sytë me lotë.

“Kurrë nuk e kisha menduar se mund të ndodhte diçka e tillë. Është shumë e tmerrshme edhe për ta menduar”, thotë ajo.

Riwnyj është një prej 70,000 ukrainasve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, e që shohin me ankth nga larg se çfarë po ndodh me vendin e tyre dhe të afërmit që kanë lënë pas.

“Përpiqem të vazhdoj jetën si normalisht, por stresi është i jashtëzakonshëm. Nuk më zë gjumi natën; nuk fle dot sepse atje kam të gjithë familjen time”, thotë Oksana për The Guardian.

Shpresat e vetme të tyre janë tani që Vladimir Putin të ndryshojë mendje.

“Të gjithë e dinin se do të mbërrinte kjo ditë pas aneksimit të Krimesë. Duket sikur në këto tetë vjet, perëndimi nuk bëri absolutisht asgjë për ta ndaluar. Kjo mund të kthehet në një luftë të plotë e të përgjakshme”, thotë një tjetër ukrainas në Londër, Vlodko Pawluk.

Natalia Ravlyuk, rrëfen se kane protestuar çdo javë përpara ambasadës ruse në Downing St. Ndihem fajtore që unë këtu jam e sigurtë, ndërsa ata atje, jo”, shton 41 vjeçarja.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht nga grumbullimi i rreth 100,000 ushtarëve në kufi. Por disa vende perëndimore kanë paralajmëruar se ajo po përgatitet për veprime ushtarake dhe SHBA thotë se Moska mund të fillojë bombardimet ajrore “në çdo kohë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Donaldi i çon mesazh Romeos, ja çfarë i kërkon të bëjë për Beatrixën

Story i radhës

Shitjet global të çipeve arrijnë vlera rekord

Të fundit nga

ShkoLartë