eshte kunata e selin juxhini ngacmon angelon per greten te shoh te dashuruar mund ta futesh ne 695ebf737eb27

Është kunata e Selin, Juxhini ngacmon Angelon për Gretën: Të shoh të dashuruar, mund t’a futësh në…

January 7, 2026
1 minut lexim

Juxhini dhe Angelo kanë krijuar një raport mjaft të mirë shoqëror brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ata rrinë mjaft kohë me njëri-tjetrin, ku herë pas here flasin për strategjinë e tyre në lojë.

Ditën e sotme, Juxhini e ka pyetur Angelon në lidhje me banoren që hyri të shtunën në shtëpi, Greta. Aktori i është drejtuar moderatorit duke i thënë se ‘e sheh si të dashuruar këto ditë’.

Teksa e pyeti se si e ka situatën me Gretën, Angelo tha se ‘është vajzë e mirë dhe pozitive’. Më pas Juxhini e pyet nëse ‘mund t’a fusë në kthetra’ dhe banori u përgjigj ‘po.

Kujtojmë se Greta është kunata e Selin. Ajo është e dashura e vëllait të banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga biseda:

Juxhini: Do më flasësh pak ti për ndjesitë e tua të reja se të shikoj si të dashuruar këto ditë

Angelo: Kam dashur të lë hapësirë për njerëzit

Juxhini: Si të duket situata me Gretën? Ça bisedash ke bërë me të?

Angelo: Vajzë e mirë, pozitive

Juxhini: Mund t’a futësh në kthetra?

Angelo: Po, kishim nja dy shoqe të përbashkëta jashtë. Duket tip që e kupton lojën

Juxhini: Po ta kesh vënë re ka ardhur te ne në fillim

Angelo: Nuk e prisja situatën me bikini

Juxhini: Kot, donte t’a shfrytëzonte t’i ndihej pak zëri, por nuk është se ka ndonjë inat me ty.  

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paralajmerimi i institutit hidrometeorologjik ulje e temperaturave reshje bore dhe rrezik nga ngricat ne kosove 695ebe4e83a83
Lajmi i mëparshëm

Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik: Ulje e temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga ngricat në Kosovë

rreshqitje e dheut ne rrugen drejt banjes komuna e tetoves apelon per kujdes 695ec43d5a092
Lajmi i radhës

Rrëshqitje e dheut në rrugën drejt Banjës, komuna e Tetovës apelon për kujdes

Të fundit nga

ShkoLartë