Është iluzion si dhe humbje kohe nëse dikush beson, se Beogradi zyrtar një ditë do ta njeh pavarësinë e Kosovës..!

min lexim

Qyshkur kanë filluar bisedimet Kosovë-Serbi (2011), apo dialogu shqiptaro-serb, për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve fqinje, ku njëri nga ta, pra Serbia në këtë rast, nuk e njeh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, kur pala negociuse shqiptare, përveç se ishte e papërgatitur fare për bisedime, ajo ishte edhe e papërvojë diplomatike se si zhvillohen bisedimet në nivel ndërshtetëror, sidomos me një shtet armik shekullor dhe antishqiptar, siç është Serbia!

Dhe, ç’është më e keqja, pala kosovare me kalimin e viteve bisedimet me karakter teknik i ngriti në nivel politik, e, që ishte gabim i pafalshëm diplomatik, i cili gati sa nuk përfundoi me ndarjen e Kosovës, duke dalë pa asnjë shkak nga korniza e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve ndër-fqinjësore teknike, ashtu siç edhe shkruan në marrëveshjen e Brukselit, ngase statusi i Kosovës ishte punë e kryer, ku pavarësinë e saj e kishin njohur fuqitë më të mëdha botërore, filluar nga SHBA-të, Britania e madhe, Franca, Gjermani, etj., pra ishin 22 shtete anëtare të BE-së të cilat e kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj, nuk kishte asnjë arsye politike që pavarësia e saj të (ri)shtrohej në tavolinën e bisedimeve me Serbinë fashiste, siç pranuan me një budallallëk të madh politik ish udhëheqësit e ekipeve negociuese të Kosovës, që në faktikisht ishte fitore e madhe politike dhe diplomatike e Serbisë..!?

 

Pa hyrë në detaje se ku e çonte shtetin e Kosovës pranimi i bisedimeve për statusin e Kosovës me palën serbe, sepse është shkruar dhe debatuar shumë rreth kësaj çështjeje, ajo që dua të fokusohem më poshtë, është pa dyshim, naiviteti dhe injoranca e madhe politike i ish udhëheqësve shtetëror të Kosovës, përfshirë edhe këta aktualë, se gjoja Beogradi zyrtar një ditë prej ditësh paska me e njohur pavarësinë e Kosovës, madje duke e vendos këtë si temë në “qendër” të bisedimeve, duke i harruar ose duke mos njohur faktet historike, jo edhe aq shumë të vjetra, se serbët qoftë si popull, apo si shtet, ose edhe si grup etnik i njohur gjenetikisht si antihuman dhe barbarë, kurrë nuk kanë pasur, nuk kanë dhe as që do kenë në të ardhmen potencial intelektual, politik si dhe as gatishmëri që ta ndryshojnë qenien e tyre kolektive të kriminalizuar me prirje kundër çdo populli që nuk i takon familjes serbo-sllavo-ortodokse, sepse qysh se ata kanë ardhur në Ballkan në shekullin e – VII -të, me vete kanë bartur shpirtin barbarë, vrastar, piratesk dhe grabitqarë, në veçanti ndaj shqiptarëve, tokat e të cilëve i kanë uzurpuar më dhunë, vrasje, masakra, terror shtetëror, etj., me qëllim zhbërjen e tyre si popull dhe si komb, duke ua uzurpuar të gjitha territoret, ambicie nga e cila nuk kanë hequr dorë as sot.

Dhe, kur të kihet parasysh sëmundja e tyre e rënd psikologjike, gjenetike dhe shpirtërore, pra instikti shtazarak i tyre për t’u zgjeruar si popull mbi tokat e huaja, përmes krimeve dhe manipulimit me faktet e historisë së tyre barbare dhe gjenocidiale, pra duke e ndërtuar shtetin e tyre mbi rrena dhe falsifikime të ngjarjeve dhe luftërave kundër shqiptarëve dhe popujve tjerë në Ballkan, qyshkur kanë zbritur në Ballkan, siç është p. sh. festimi i humbjes së betejës së Kosovës me 1389, përvetësimi i kishave dhe manastireve shqiptare, pastaj vlerësimi i tyre se serbët janë qenie dhe popull hyjnor (nebeski narod) i dërguar në tokë nga Zoti, pra trillime dhe rrena në të cilat ata edhe sot e kësaj dite besojnë, dhe kështu me radhë, e themi me bindje të thellë, se ata shqiptarë që besojnë se serbët dhe Serbia do (kanë) të ndryshojnë, dhe se gjoja një ditë do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, thënë më së buti, o janë miopë politik, ose njerëz që nuk e njohin fare politikën dhe logjikën hegjemoniste të serbëve, edhe si popull dhe si shtet, që ka bërë gjenocid pas gjenocidit ndaj shqiptarëve, që nga shekulli i – VII -të e deri më sot..!?

Për fund, siç e kam thënë para disa javësh, po e përsëris, se Kosova si shtet i pavarur dhe i pranuar nga 116 shtete të botës, rrugë dhe mënyrë të vetme e ka, ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve me Serbinë, duke u përqendruar 100%-ind në forcimin ekonomik të shtetit, në rrugën e integrimit evropian si dhe anëtarësimin sa më shpejt që është e mundur në të gjitha organizatat ndërkombëtare, si qëllim final për t’u bërë anëtare e plotë e OKB-së, si përmbyllje njëherë e përgjithmonë e legjitimitetit dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Imazhet që tregojnë tërheqjen e trupave ruse nga Ishulli i Gjarprit

Story i radhës

Grabitësit e poshtërojnë në mes të rrugës

Të fundit nga