Është e pabesueshme sa i pabesë është Lul Brava

e pabesueshme, mahnitëse se sa me guxim Lul Brava e mbron frikën e tij.

***

Vet ai nuk u beson më as bravave, prandaj është strehuar dhe deri në njoftimin e mëtejshëm të padronit të tij, thënë më mirë, sulltani nudist i Shqipërisë së droguar, do të qëndrojë në bunker bashkë me ato 7-8 pula të tjera që e rrethojnë – të cilave u kanë rënë pendët por mjerisht nuk i kanë ngrënë ende dhelprat.

Meqenëse Luli nuk ka krahë, përpiqet të përdor bërrylat për të fluturuar. Dhe ai “logjikon”:

Është e pabesueshme se sa shumë kohë kam shpenzuar duke shmangur shkatërrimin e Partisë Demokratike. Është e mahnitshme ajo që njerëzit mendojnë se mund të bëj. Kam marrë një shumë të pabesueshme parash nga pabesia ime por e gjithë ajo fëlliqësi më ka bërë peng të sulltanit të stërzgjatur dhe ka rezultuar me një numër të pabesueshëm shakash. Më besoni. Fuqia e pabesisë sime është shumë më e madhe se unë. Vështirë se një presje në përjetësi, por një pasthirrmë e patjetërsueshme për momentin. Askush nuk beson se unë jam i mahnitshëm, por kjo është e vërtetë. Në fund të fundit, konceptet që janë të vërteta dhe të rreme janë të kota në trurin tim, bëhet fjalë për të besueshme apo të pabesueshme.

Normalisht në sallë kishte vetëm 1800 karrige, por sipas përllogaritjes sime mjaftonin për tu ulur 5004 persona në to. Në njërën prej karrigeve u ulë padroni im Edvin Kristaq Rama, në prehër të tij u ula unë Lul Brava Kimiku, kurse në prehrin tim u ul Dylber Gaztor Klouni që mbante një bravë dhe një shishe gazi helmues në prehrin e tij. Dhe, kështu me radhë. Është e pabesueshme si qeshi me veten me shakatë e mia. Por, adhurimi i disa shqiptarëve kokëtul ndaj meje dhe këtyre pak pulave të ngordhura që më ndjekin verbërisht, bashkohen me adhurimin e minjve të kanalizimeve. Kaq për sot. Dëgjohemi në gënjeshtrat dhe pabesinë e radhës. Respekt, Lul Brava.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të ndarë dhe pa platformë shtetërore!

Story i radhës

Finlanda përgatit përgjigjen për Rusinë, Suedia merr letër nga Moska

Të fundit nga