eshr mbi 14 miliarde denare kredi per bizneset 44 e mjeteve per prodhimin vendas 6ae355012f71d

EShR: Mbi 14 miliardë denarë kredi për bizneset, 44% e mjeteve për prodhimin vendas

October 29, 2026
1 minut lexim

Mbi 14 miliardë denarë kredi janë miratuar për investime dhe zhvillim të kompanive private në Maqedoninë e Veriut. Me kredi të favorshme, bizneset kanë financuar ndërtimin e objekteve, blerjen e pajisjeve dhe kalimin në burime të ripërtëritshme të energjisë.

Sipas Entit Shtetëror të Revizionit, deri në shkurt të vitit 2026 janë miratuar 767 projekte me vlerë prej rreth 14,3 miliardë denarësh, përmes një linje kreditore prej 250 milionë eurosh.

Pjesa më e madhe e mjeteve, 44%, është orientuar drejt prodhimit vendas, ndërsa 25% janë shfrytëzuar nga sektori i tregtisë dhe 10% nga transporti.

Sa u përket investimeve, 46% e mjeteve janë përdorur për objekte ndërtimore, 39% për pajisje moderne dhe 11% për kalimin në energji të ripërtëritshme.

Kreditë ofrohen me normë fikse interesi prej 1,95%, afat kthimi deri në 15 vjet dhe periudhë grejs deri në tre vjet. Kompanitë duhet të sigurojnë edhe pjesëmarrje vetanake prej të paktën 20% të vlerës së investimit.

Revizioni konstatoi se aktivitetet e Bankës Zhvillimore lidhur me menaxhimin e mjeteve janë në përputhje me kornizën përkatëse ligjore dhe kontraktuale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani ne paris kerkon mbeshtetje per integrimin evropian thekson rendesine e marreveshjes se ohrit per stabilitetin e vendit 6ae3546da64f2
Lajmi i mëparshëm

Osmani në Paris kërkon mbështetje për integrimin evropian – Thekson rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit për stabilitetin e vendit

Të fundit nga

ShkoLartë