Erdogan zbulon se pse s’luajti rregullisht Ronaldo në Botëror dhe se ku do të transferohet

Recep Tayyip Erdogan e ka mbrojtur Cristiano Ronaldon dhe e ka zbuluar të ardhmen e yllit portugez.

Presidenti i Turqisë ka folur për futbollin dhe më specifikisht për yllin portugez në një transmetim televiziv.

“Fatkeqësisht atij ia vendosën një veto politike sepse e mbron kauzën palestineze”, deklaroi Erdogan për mediumin turk “Anadolu”.

“Ta fusësh në fushë një lojtar si Ronaldo vetëm 30 minuta para fundit, kjo e rrënon psikologjinë e tij dhe ia heq energjitë”, vazhdoi Erdogan, i cili foli edhe për mundësinë që “CR7” ta vazhdojë karrierën në Lindjen e Mesme.

“Sipas informacioneve që i kam marrë, ai do të shkojë në Arabinë Saudite”, përfundoi Erdogan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryediplomati rus: SHBA-ja dëshiron “fundin e historisë”

Story i radhës

Rasti “Titanik 2”, Mijallkov sillet në seancë gjyqësore

Të fundit nga