Rasti “Titanik 2”, Mijallkov sillet në seancë gjyqësore

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, u soll në seancën e sotme gjyqësore për rastin”Titanik 2″ pas mungesës së tij herën e fundit me arsyetimin e gabimeve teknike rreth datës së mbajtjes së seancës.

Ky rast po gjykohet për herë të dytë pasi Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë me të cilin Mijalkov u dënua me tre vjet burg.

Se ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, së shpejti i vjetrohet lënda për rastin “Titanik 2”, e konfirmoi edhe shefi i Prokurorisë së Shkupit, prokurori Gavril Bubevski.

Më saktësisht, lënda vjetrohet më 7 prill të vitit të ardhshëm.

“Lënda vjetrohet për katër muaj vetëm në lidhje me të akuzuarin Sasho Mijalkov, pasi veprimet për të cilat ai akuzohet janë deri në pesë vjet burgim. Sa i përket të akuzuarve të tjerë, lënda mbetet në procedurë për shkak se afatet për vjetrim janë shumë më të mëdha. Megjithatë, mund të shihni qartë se gjykata po bën përpjekje që të gjitha këto të realizohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Shpresoj se Apeli do të marrë vendim në afatin e paraparë, deri në fillimin e vjetrimit absolut.”, – theksoi prokurori publik, Gavrill Bubevski.

Sipas aktakuzës së PThP-së, Mijalkov përmes liderit të PDSh-së Menduh Thaçi ka urdhëruar bashkë-partiakun e tij nga KShZ-ja Bedredin Ibraimi të votojë për anulimin e votimit të rregullt në një vendvotim në Strumicë, në favor të Vasil Pishev nga VMRO-ja në dëm të kandidatit të atëhershëm për kryetar komune, Zoran Zaev. Rasti “Titanik 2” nuk është lënda e vetme ku Mijallkov mund t’i shpëtojë ndjekjes penale. Rrezikojnë të vjetërsohet edhe rasti “Target dhe Fortesa” që ka të bëjë më përgjimet masive dhe shkatërrimin e materialit të përgjimit.

Mijallkov është i akuzuar edhe në rastin”Thesari” për mënyrën se si e ka siguruar aparaturën për ndjekjen e komunikimeve, por Gjykata e Apelit në nëntor të këtij viti anuloi edhe këtë vendim dhe ktheu lëndën në rigjykim.

Për këtë lëndë ai u dënua me 8 vite burg nga gjykata penale në vitin 2021.

Në prill të vitit 2022 ai u dënua 1 vit e tre muaj burg për rastin”Parcelat në Vodno” dhe për këtë rast akoma pritet vendim nga gjykata e Apelit.

Mijallkov u gjykua edhe për rastin “Tortura” për mënyrën se si u arrestua Lube Boshkovski, por në këtë rast u lirua nga akuza.

Rasti i vetëm ku ai ka vendim të plotfuqishëm është rasti “Perandoria” ku arriti marrëveshje me prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe u dënua me 3 vite burg, të cilat aktualisht po i mban në burgun e Strugës. (

Story i mëparshëm

Erdogan zbulon se pse s’luajti rregullisht Ronaldo në Botëror dhe se ku do të transferohet

Story i radhës

“Loja” e numrave në PD, kush ka më shumë deputetë, Berisha apo Alibeaj

Të fundit nga