Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

September 4, 2024
1 minut lexim

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë të mërkurën se Turqia dëshiron të thellojë lidhjet e saj me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore, pas bisedimeve me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Ankara.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me al-Sisi, Erdogan tha se të dy vendet kishin riafirmuar vullnetin e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet në çdo fushë, duke përfshirë tregtinë, mbrojtjen, shëndetin, energjinë dhe çështjet mjedisore, shkruajnë mediat e huaja.

Ministrat nga të dy vendet nënshkruan një sërë marrëveshjesh përpara deklaratave të liderëve.

Pas një dekade marrëdhëniesh të ftohta, të dy udhëheqësit thanë se kishin kthyer një “faqe të re” në marrëdhëniet e tyre në shkurt, kur Ergodan vizitoi Kajron.

Në vitin 2013, Ankaraja dhe Kajro ndërprenë lidhjet pasi al-Sisi, atëherë ministër i mbrojtjes, rrëzoi presidentin islamist Mohamed Morsi, një aleat i Turqisë dhe pjesë e lëvizjes Vëllazëria Myslimane.

Erdogan tha në atë kohë se ai kurrë nuk do të fliste me “askë” si al-Sisi, i cili në vitin 2014 u bë president i kombit më të populluar të botës arabe.

Por marrëdhëniet mes dy tyre janë “ngrohur” gjatë dy viteve të fundit, interesat e tyre janë të lidhura në disa çështje, duke përfshirë luftën Izrael-Hamas në Gaza.

Dhe pavarësisht dekadës së “largimit”, tregtia midis dy vendeve nuk pushoi kurrë: Turqia është partneri i pestë më i madh tregtar i Egjiptit, ndërsa Egjipti është më i madhi i Turqisë në Afrikë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Fier/ Po ktheheshin nga puna, makina përplas çiftin! Autori merr arratinë

Story i radhës

Osimhen: Gala ishte një klub i rëndësishëm

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë