cuci spak ka ardhur ne shqiperi me administraten e pare te trump shba do vazhdoje te mbeshtese heqjen e korrupsionit 678ef1780e78c

Çuçi: SPAK ka ardhur në Shqipëri me administratën e parë të Trump, SHBA do vazhdojë të mbështesë heqjen e korrupsionit

January 21, 2025
1 minut lexim

Opinionistja, Ornela Çuçi deklaroi se SPAK ka ardhur në Shqipëri me fillesat e administratës së parë të Donald Trump.

E ftuar në emisionin “360 Gradë”, ajo tha se qeveria amerikane do vazhdojë të mbështesi fortë heqjen e korrupsionit dhe gjatë këtij mandati 4-vjeçar.

SPAK ka ardhur në Shqipëri me fillesat e administratës së parë të Trump. Unë mendoj që qeveria amerikane do vazhdojë të mbështesi fortë heqjen e korrupsionit për një arsye të vetme, sepse lufta kundër korrupsionit është mbështetje ndaj sigurisë ndërkombëtare në vendet si tonat.

Në një vend si Shqipëria që është në mes të një Ballkani me problematika të shumëanshme politike, i vetmi vend i qendrueshëm por me paqendrueshmëri për shkak të korrupsionit është Shqipëria”, tha Çuçi.

Kujtojmë që më 2017 deri më 2021 Donald Trump ishte presidenti i 45 i SHBA-së. Pasi humbi zgjedhjet më 2021, Donald Trump ia doli në fushatën e fundit presidenciale që tashmë të betohet si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mexhiti nga uashingtoni e pluribus unum 678eec8a676b5
Story i mëparshëm

Mexhiti nga Uashingtoni: E pluribus unum!

marco rubio konfirmohet nga senati si sekretar shteti i trump 678f021d1007d
Story i radhës

Marco Rubio konfirmohet nga Senati si sekretar shteti i Trump

Të fundit nga

ShkoLartë