13
Uashington, 21 janar – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti është shprehur se, me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion dhe të zhvilluar ekonomikisht.
“Përshëndetje nga Uashingtoni, ku bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe delegacionin e Qeverisë jemi pjesëmarrës në inaugurimin Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion e të zhvilluar ekonomikisht.
ShBA-ja është aleat e partner i Maqedonisë së Veriut dhe ne do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin dhe kultivimin e marrëdhënieve bilaterale si proces i domosdoshëm dhe thelbësor.”, është shprehur Mexhiti.
Ai gjithashtu në fillim të deklaratës ka përdorur frazën:E Pluribus unum!
“E pluribus unum” është një frazë në gjuhën latine që do të thotë “Nga shumë, një”.
Kjo frazë ka origjinën nga tradita e lashtë dhe u përdor për herë të parë si një moto për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1782. Ajo simbolizon unitetin e shumë shteteve që formojnë një komb të vetëm dhe gjithashtu diversitetin e popullsisë së vendit që bashkohet në një komb të unifikuar.
Motoja shfaqet ende sot në monedhat amerikane dhe në vula të ndryshme zyrtare të SHBA-së.
BURIMI: zhurnal.mk