Erdoğan takohet me presidentin e Qipros Turke në Lefkosha

July 20, 2023
1 minut lexim

Ersin Tatar, presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), mirëpriti sot presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Lefkosha, raporton Anadolu.

Erdoğan dhe Tatar zhvilluan takim kokë më kokë për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjen e Qipros.

Pas takimit liderët pritet të mbajnë edhe një konferencë për media, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje.

Më herët, Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ndërtesës së terminalit të ri dhe pistës së aeroportit “Ercan” në TRNC.

Ceremonia e hapjes përkon gjithashtu me 49-vjetorin e Operacionit Turk të Paqes në ishullin e Mesdheut Lindor, i nisur më 20 korrik 1974 për t’i dhënë fund dhunës etnike nga grekët qipriotë kundër turqve qipriotë të ishullit.

Duke folur në ceremoni, Erdoğan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të heqë kufizimet “tërësisht politike” në TRNC që nuk kanë bazë ligjore.

“Unë përsëris thirrjen time për të mbështetur idealin e dy shteteve të barabarta për të jetuar krah për krah, në vend të kulturës së dominimit, tensionit dhe konfliktit në ishullin e Qipros”, shtoi ai.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të gjitha truket për të mos u thumbuar nga mushkonjat

Story i radhës

Shitjet e smartfonëve pësojnë rënie të ndjeshme krahasuar me 2022

Të fundit nga

ShkoLartë