Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi në kryeqytetin New Delhi, ku ndodhet në kuadër të Samitit të 18-të të Liderëve të G20, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan u takua me kryeministrin Modi pas samitit që u mbajt në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve dhe Kongreseve “Bharat Mandapam”.
Në takim u diskutuan me të gjitha dimensionet marrëdhëniet Türkiye-Indi, projektet që do të rrisin marrëdhëniet ekonomike dhe vëllimin tregtar dypalësh si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare në interes të të dy vendeve.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Şimşek, kreu i Inteligjencës turke MIT, İbrahim Kalın, kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, sekretari i Presidencës, Hasan Doğan dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.