Erdoğan: Si çdo vullnet i popullit tonë, edhe ky rezultat zgjedhor është më se i mirëpritur për ne. Fitues nuk jemi vetëm ne. Fitues janë Türkiye dhe demokracia.
Erdoğan: Sot nuk ka humbur askush, të gjithë 85 milionë qytetarët kanë fituar. Tani është koha për t’u bashkuar dhe për t’u integruar rreth synimeve dhe ëndrrave tona kombëtare.
Erdoğan: Në një ndër zgjedhjet më të rëndësishme të jetës tonë politike shumë-partiake, kombi ynë mori vendimin e tij në favor të “Shekullit të Türkiye-s”.
Erdogan: Shërimi i plagëve të tërmeteve të 6 shkurtit dhe rimëkëmbja e qyteteve të shkatërruara do të vazhdojnë të jenë në krye të prioriteteve tona.
Erdoğan: Tashmë me përfundimin e zgjedhjeve, të gjithë kohën dhe energjinë tonë do t’ia kushtojmë plotësisht punës, veprave dhe shërbimeve.
Erdoğan: Deri më sot, kemi mundësuar kthimin vullnetar të afro 600 mijë sirianëve në zonat e sigurta në territorin e Sirisë.
Erdoğan: Me një projekt të ri akomodimi që po e realizojmë me Katarin, do të sigurojmë kthimin e 1 milion sirianëve të tjerë brenda pak vitesh.
“Mediat perëndimore kanë humbur”, tha presidenti Erdoğan pas fitores së zgjedhjeve, duke shtuar se botuan ballina për ta “shkatërruar” atë.
Erdoğan: Do të vazhdojmë rrugëtimin me siguri dhe stabilitet. Projektojmë ekonomi prodhuese me një reputacion ndërkombëtar të fokusuar në menaxhim financiar, investime dhe punësim.