Epoka e hipokritëve!

January 30, 2022
min lexim

Jetojmë në kohën e antivlerave, të interesit materialo-financiar, dukuri këto të cilat po i rrënojnë çdo ditë e më shumë vlerat tradicionale dhe historike të kombit. Këto antivlera të individëve dhe të grupeve të caktuara kanë depërtuar thellë kudo në politikë në kulturë, arsim, gjithandej sferave shoqërore të këtij vendi. Askush nuk e thotë të vërtetën, e shumica nuk punojnë për të mirën e vendit. Sot gënjeshtra, shpifja, hipokrizia është bërë mjet dhe kauzë, është bërë pjesë e jetës dhe e veprimtarisë së njerëzve dhe grupeve të caktuara të cilët në emër të popullit me parulla fallco të improvizuara paraqiten si shpëtimtarë të vendit. Këto dukuri mund ti vëresh kudo në jetën e përditshme e posaçërisht në politikën e shqiptarëve.

Sot njerëzit [dilingji] nuk po zgjedhin mjete dhe mënyra për tu pasuruar me decenie të tëra në kurriz të popullit. Ata bashkohen shpejt që përmes ekraneve televizive ta promovojnë njëri-tjetrin përmes storjeve dhe propagandës fallco të cilat tani më nuk i ha askush. Hipokrizia ka depërtuar thellë tek njerëzit të cilët janë mësuar të jetojnë në kurriz të shoqërisë duke i manipuluar ata me premtime boshe dhe me plotë të pavërteta. Protestat e djeshme në Prishtinë kundër ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike ishin edhe një storje e organizatorëve të protestave të cilët përmes manipulimit u munduan që t’i keqpërdorin kërkesat dhe hallet e qytetarëve të cilët me të drejtë po e kundërshtojnë rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Në Kosovën tonë çdo gjë është shndërruar në interes të cilin na e solli politika e njerëzve të padenjë dhe të pa sinqertë. Këto po i ndodhin Kosovës në kohën kur turbulencat e sigurisë globale po e dridhin gjithë globin. Kosova i ka hallet dhe problemet e veta. Por, këto halle dhe probleme nuk mund t’i zgjedh as kjo qeveri derisa grupet e interesit të lidhura me mafinë e kriminalitetit e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën. Kosova ndërtohet me burime të shëndosha njerëzore, me resurse ekonomike me të cilat posedon.

Kosova zhvillohet me vlera dhe me njerëz të idealit për shtetin dhe për kombin, e jo me maskarenj të cilët vite me radhë janë statcionuar nëpër mediume private dhe portale të ndryshme duke akuzuar çdo iniciativë apo progres të arritur që është realizuar nga cilido qoftë institucion i vendit. Kohëve të fundit po shihet haptazi se në mënyrën më perfide janë bashkuar këto grupe të interesit të cilat burojnë nga politika e dështuar dhe nga shërbimet e partive politike dhe të disa individëve të caktuar të cilët flasin si pjesë e shoqërisë civile. Sulmi ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës duke bërë përpjekje që ndërtesa e qeverisë të pushtohet i përngjanë periudhës të pushtimit, kur Serbia i mori me dhunë institucionet më vitale të Kosovës para 3 dekadave.

Nuk do koment se ata të cilët jetuan dhe qeverisën me vite e vite tani nuk po arrin të kuptojnë se koha e sundimit po merr fund. Ata individ dhe grupe është mirë që tani të përkujdesen në menaxhimin e pasurive të cilat i kanë krijuar përmes formave më të ndryshme abuzive. I kuptojë njerëzit të cilët kanë dështuar në politikë, i kuptojë edhe ata të cilët e kanë tradhtuar programin e partisë të cilës i kanë takuar, e të cilët janë munduar ta marrin “kalanë” nga brenda, por dështimet e tyre tani nuk mund të justifkohen duke manipuluar qytetarët e ndershëm të cilët jetojnë në kushte të vështira socialoekonomike. Kosovës i duhet qetësi, urtësi, punë kreative, mobilizim për fitoret e reja për ta zhvilluar vendin, si dhe unitet, për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën e NATO-së. Kjo është kauza kryesore qoftë politike apo shtetërore për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vendit, këtë jua kemi borxh gjeneratave të shkuara dhe atyre që vijnë pas nesh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ish-konkurrenti i Për’puthen: Bora Zemani nuk na thoshte as “mirëmëngjesi”

Story i radhës

Paga minimale ditore gjatë ditës së diel në Maqedoninë e Veriut është 1.140 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë