Enrique pritet të lërë jashtë listës së Kupës së Botës dy “ikonat” e mbrojtjes

November 2, 2022
1 minut lexim

Sergio Ramos pritet të mos jetë pjesë e Spanjës në Botërorin e Katarit. Mbrojtësi i PSG-së është përfshirë në listën fillestare prej 55 lojtarësh nga trajneri Luis Enrique, megjithatë, sipas asaj që raportojnë mediet spanjolle, ish-kapiteni i Realit të Madridit nuk do jetë pjesë e skuadrës spanjolle në Kupën e Botës, që do të nisë 20 nëntor.

Trajneri i Spanjës nuk do që të ketë në skuadër lojtarë që mund të sjellin shpërqëndrim, ndaj si Ramos pritet që jashtë liste të lërë dhe lojtarin e  Barcelonës, Gerard Pique. Situata është e ndryshme për këta dy lojtarë, që për shumë vite kanë bërë mirë në prapavijën e Spanjës.

Gjithçka do të zbulohet në datën 11 nëntor, ditë kur trajneri të publikojë listën e lojtarëve që do të marrë në Katar. Futbollisti i PSG-së nuk është grumbulluar nga Spanja që nga ndeshja e marsit të vitit të shkuar me Kosovën e duket se do të mungojë dhe në eventin më të madh futbollistik të vitit.

Ramos kërkon pjesëmarrjen e katërt në Kupën e Botës e nëse nuk do të jetë në Katar duket tepër e vështirë që pas katër vitesh të marrë pjesë në Kupën e Botës, pasi atëherë mbrojtësi i PSG-së do të jetë 40 vjeç.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ta kuptoni se ai nuk është i mirë në shtrat?

Story i radhës

Erdoğan: Marrëveshja e drithit do t’u japë përparësi vendeve afrikane në nevojë

Të fundit nga

ShkoLartë