Endrit Uruçi kampion i Kosovës

min lexim

Në Hotelin Grand Prishtina, janë zhvillua garat e Kampionatit vetjak të Kosovës në shahun rapid.

Në këtë kampionat që po mbahet me moton ” Festivali i shahut” morën pjesë 56 shahistë të cilët garat në shahun rapid i zhvilluan sipas sistemit zvicëran me 9 xhiro 10′ + 3 sekonda sipas rregullave të FIDE për shahun rapid.

Titullin e kampionit të Kosovës në shahun rapid 2022 e fitoi Mjeshtri i FIDE-së, Endrit Uruçi me 7,5 pikë. Ai shënoi 7 fitore dhe një remi.

Image

Pësoi një disfatë nga Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi dhe remizoi me Mrshtrin e FIDE-së, Sulejman Suloviq.Pas tij u renditën, Nderim Saraçi 7, Përparim Makolli 6,5, Muhamet Asllani e Bedri Sadiku me nga 6 pikë e kështu me radhë. Paraqitje të shkëlqyer pati edhe Mjeshri i FIDE-së, Sulejman Suloviq që ishte pjesëmarrës jashtë konkurrencës duke tubuar 8 pikë.

Pesë shahistët më të dalluar u shpërblyen nga Federata e Shahut e Kosovës.

U shpërblyen edhe dy shahistë me Elo më të mirë. Me Elo 1900, Bardh Avdiu dhe me Elo 2100, Gani Hamiti.

Drejtësinë në garat e këtij kampionati po e ndajnë: Burhan Misini, gjyqtar ndërkombëtar/kryesor/, Besnik Berisha, gjyqtar ndërkombëtar si dhe Fatmir Gërguri, gjyqtar FIDE.

Kampioni do ta përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Evropian që mbahet nga 15 deri më 18 dhjetor të këtij viti në Katovicë të Polonisë.

Të martën, më 15 nëntor nga ora 17,00, vazhdojnë garat e xhirosë së 5-të të Kampionatit vetjak të Kosovës për të rritur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Fejesa dhe martesa me jashtë”, Meri Shehu ka një super lajm për këtë shenjë horoskopi

Story i radhës

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit? Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm

Të fundit nga