EMRI/ Ky është një nga autorët e plagosjes së 3-fishtë në Ksmail, i arrestuar në vitin 2016! Si ndodhi përplasja mes dy grupeve

June 7, 2022
1 minut lexim

Gjegj Arapi, një nga autorët e plagosjes së trefishtë pas sherrit të ndodhur pasditen e sotme në Ksamil është me precedentë të mëparshëm penalë.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se ai ka qenë i arrestuar në vitin 2016 pasi i është gjetur në banesë një kallashnikov dhe 56 fishekë.

Ditën e sotme, Arapi ka qenë i shoqëruar nga disa persona të tjerë në momentin kur është konfliktuar me tre pjesëtarët e familjes Ahmeti.

Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Sarandës, por më pas njëri prej tyre, Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje më kritike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti: Kosova mund të jetojë dhe të lulëzojë edhe pa njohjen nga Serbia

Story i radhës

Tentativë për ryshfet në vendkalimin kufitar “Bllacë”,arrestohet kosovari

Të fundit nga

ShkoLartë