Emri i saj do të thotë “biznes” – Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

Rita Ora dukej sikur bënte biznes të enjten ndërsa ecte rreth Sydneyt e veshur me një kostum të hirtë me tri pjesë përpara lansimit të linjës së saj të re të kujdesit të flokëve, “Typebea”.

Megjithë shiun, ylli i muzikës pop, 33 vjeçe, dhe shoku i saj më i mirë dukeshin në humor të mirë ndërsa u kthyen në hotelin e tyre “Capella CBD” pas një shëtitjeje rreth qytetit.

Rita dukej elegante në veshjen e saj të hirtë me vija të holla, e cila kishte një detaj unik të prerë afër mesit, një blazer të lirshëm dhe pantallona të rregullta, shkruan DailyMail.

Image

Rita Ora

Flokët e saj ishin të stiluar në stilin bob me valë të lirshme. Ndërkohë, Vas, i cili është dizajner i modës, dukej mjaft me stil i veshur me një kostum ngjyrë kremi dhe një triko të bardhë.

Ai e kompletoi pamjen e tij duke vendosur një palë syze të zeza.

Image

Rita Ora

Këngëtarja shqiptare aktualisht ndodhet në Australi për të lansuar linjën e saj të re të flokëve në partneritet me Anna Lahey të “Vida Glow”.

Marka thuhet të jetë zgjidhja për sfidat me të cilat është përballur Ora gjatë udhëtimit të saj me flokët, veçanërisht në kthimin pas të viteve të dëmtimit nga përdorimi i tepërt i nxehtësisë dhe stilimit gjatë karrierës së saj muzikore.

Image

Rita Ora
Story i mëparshëm

“Pse më parakalove”/ Plas sherri mes disa personave në Kombinat, dy të rinj përfundojnë të masakruar te Trauma, në kërkim agresorët

Story i radhës

Lazio në kërkim të një anësori, piketohet ish-lojtari i Interit

Të fundit nga