Lazio në kërkim të një anësori, piketohet ish-lojtari i Interit

Që nga dita e tij e parë si trajner i Lazios, Igor Tudor e bëri të qartë se loja e tij bazohet në mënyrë të domosdoshme në krahët e fushës.

Këto janë zona të fushës ku ai dëshiron lojtarë të aftë për të transformuar prpapavijën nga 3 në 4 gjatë rrjedhës së një ndeshjeje pa pësuar asnjë pengesë më të vogël.

Deri më tani, nga ky këndvështrim, Marusic dhe Lazzari kanë dhënë garanci të rëndësishme nga të dyja palët, ndërsa Hysaj dhe Pellegrini kanë pasur shumë pak hapësirë në fushë.

Për këtë arsye, prioriteti i merkatos verore të klubit romak është gjetja e një elementi të ri për t’i dhënë mbështetje anësorëve të skuadrës.

Sipas “Corriere dello Sport”, Lazio synon ish-lojtarin e Atalanta dhe Interit, i cili tashmë luan për Union Berlin, Robin Gosens.

Story i mëparshëm

Emri i saj do të thotë “biznes” – Rita Ora shihet e lumtur në Sydney pasi ka lansuar në treg markën e saj të re të flokëve

Story i radhës

Komplekse luksoze dhe pishina, zbulohet pasuria e sekuestruar e ish-kryeprokurorit special

Të fundit nga