Elon Musk ka planifikuar të përgjysmojmë stafin e Twitter

November 3, 2022
1 minut lexim

Largimet masive nga puna në Twitter janë paralajmëruar që kur Elon Musk filloi të marrë nën kontroll rrjetin social.

Sipas Bloomberg, Musk synon të largojë 3,700 punonjës nga kompania duke përgjysmuar stafin në përpjekje për të ulur kostot.

Musk edhe ekipi i këshilltarëve të tij janë në fazat e fundit largimeve nga puna por një opsion që po konsiderojnë është tu paguajnë 60 ditët e ardhshme të gjithë të larguarve.

Ekzekutivi mund të komunikojnë lajmin tek punonjësit që nga dita e Premte. Ata të cilët do të qëndrojnë, nëse punojnë nga shtëpia do tu duhet të rikthehen në zyra.

Musk raportohet se do ti japë fund politikës së punës nga shtëpia për tju kërkuar punonjësve të rikthehen të gjithë në zyra.

Nuk është një lajm i ri fakti se ekzekutivi është  kundër punës nga shtëpia. Më herët ai ju kishte dhënë ultimatum punonjësve të Tesla dhe SpaceX të shpenzojnë të paktën 40 orë në zyrë ose të ikin nga puna.

Përpara se ai të merrte drejtimin e Twitter u përhapen lajme se synonte pushimin e 75% të stafit të kompanisë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhunuan dhe filmuan të moshuarën në Pejë, momenti kur infermieret me pranga në duar hyjnë në sallën e gjyqit (VIDEO)

Story i radhës

​Paralajmërim i ri: Evropa kërcënohet me mungesë serioze të gazit në vitin 2023

Të fundit nga

ShkoLartë