elisa bucpapaj denoncon dhunen ndaj gazetarit te tva news u godit me plumb gome nga policia 6b0afd0b5cb8f

Elisa Buçpapaj denoncon dhunën ndaj gazetarit të TVA News: U godit me plumb gome nga policia

November 28, 2026
min lexim

Gazetarja Elisa Buçpapaj ka denoncuar një rast të dhunës ndaj medias gjatë protestës së sotme në Shqipëri, duke bërë të ditur se një reporter i TVA News është goditur me plumb gome nga forcat e policisë.

Përmes një postimi, Buçpapaj e ka cilësuar ngjarjen si sulm ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së qytetarëve për informim.

Ajo ka theksuar se gazetarët ishin të pajisur me jelekë dallues me mbishkrimin “MEDIA”, duke kundërshtuar mundësinë që ata të jenë ngatërruar me protestuesit.

Buçpapaj ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë dhe SPAK-u që të nisin hetime për përdorimin e dhunës nga policia ndaj punonjësve të medias, si dhe ka bërë thirrje për reagim nga organizatat e gazetarëve dhe institucionet vendore e ndërkombëtare.

Postimi i saj:

Në një ngjarje të turpshme për pacënueshmërinë e medias gjatë pasqyrimit të protestës së sotme, reporteri i TVA News është goditur në trup me plumb gome nga forcat e policisë.

Në çdo shtet në botë, media ruhet si syri i publikut dhe zëri i të vërtetës, ndërsa në Shqipërinë “europiane” gazetarët e terrenit dhe reporterët trajtohen si shënjestra të plumbave të gomës të efektivëve të shtetit.

Sulmi ndaj një gazetari në krye të detyrës nuk është thjesht një incident i radhës, është goditje direkte ndaj lirisë së shtypit, transparencës dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar pa censurë e pa frikë.

Gazetarët ndodhen në shesh, mes autobotëve të ujit të policisë s plumbave të gomës për të raportuar, ndërkohë që këta të fundit i bëjnë tabelë qitjeje. Dhe justifikimi se janë ngatërruar me protestues, nuk qëndron në mënyrë absolute pasi individët e medias janë të veshur me jelekë dallues fosforeshentë ku shkruan “MEDIA”, që bien lehtësisht në sy.

Institucionet e drejtësisë dhe SPAK duhet të nisin pa vonesë hetime për tejkalim të kompetencave dhe përdorim të dhunës të forcës nga ana e policisë ndaj punonjësve të medias.

Shoqatat e gazetarëve, Avokati i Popullit dhe misionet ndërkombëtare duhet të dënojnë qartë çdo akt dhune ndaj medias dhe të mbrojnë integritetin fizik të çdo gazetari në terren.

Kur goditet gazetari, goditet e vërteta. Sot është gazetari i TVA News, nesër mund të jetë çdokush që mban mikrofonin apo kamerën në dorë!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti nga prekazi 28 nentori simbol i historise dhe lavdise kombetare 6b0afca29ed51
Lajmi i mëparshëm

Kurti nga Prekazi: 28 Nëntori, simbol i historisë dhe lavdisë kombëtare

bayer planifikon 1 miliard euro investim ne kine deri ne vitin 2030 6b0afd0ebeefd
Lajmi i radhës

“Bayer” planifikon 1 miliard euro investim në Kinë deri në vitin 2030 

Të fundit nga

ShkoLartë