ali ahmeti feston 28 nentorin me bashkatdhetaret ne zvicer nje flamur na bashkon dhe nje histori na lidh 6b0b5b8bec8ee

Ali Ahmeti feston 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në Zvicër: Një flamur na bashkon dhe një histori na lidh

November 29, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, së bashku me bashkatdhetarët shqiptarë në qytetin Suhr të Zvicrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka bërë të ditur se festa është shënuar në një atmosferë festive, me pjesëmarrje të madhe të bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Ai ka vlerësuar mërgatën shqiptare për ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës kombëtare, pavarësisht largësisë nga atdheu.

Ahmeti ka theksuar se 28 Nëntori është një datë që bashkon shqiptarët kudo që ndodhen, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë e përcjelljes së trashëgimisë kombëtare te brezat e ardhshëm.

“Kudo që jemi, një flamur na bashkon dhe një histori na lidh!”, ka shkruar Ahmeti në urimin e tij.

Në fund, kreu i BDI-së ka falënderuar bashkatdhetarët për pjesëmarrjen dhe atmosferën festive, duke uruar: “Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë kombi shqiptar!”

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termeti i fuqishem ne los angeles alarmon aeroportin piloteve u kerkohet te nderpresin uljen e aeroplaneve 6b0b5198d4306
Lajmi i mëparshëm

Tërmeti i fuqishëm në Los Angeles alarmon aeroportin, pilotëve u kërkohet të ndërpresin uljen e aeroplanëve

netanyahu propozon udheheqjen e izraelit me rotacion 6b0b6d85041c6
Lajmi i radhës

Netanyahu propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion

Të fundit nga

ShkoLartë