dardha vishet me debore ja si paraqitet rruga drejt zones turistike 6b0b517058d5d

Dardha ‘vishet’ me dëborë, ja si paraqitet rruga drejt zonës turistike

November 29, 2026
1 minut lexim

Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë edhe zonën turistike të Dardhës, duke zbardhur pjesë të aksit rrugor Korçë–Dardhë.

Me uljen e temperaturave, në zonën malore kanë nisur reshjet e dëborës, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes rrugore kanë dalë në terren me mjetet borëpastruese për të garantuar pastrimin dhe mbajtjen e rrugës të kalueshme.

Aktualisht aksi Korçë–Dardhë është i hapur dhe qarkullimi vijon normalisht, pa probleme të raportuara.

Megjithatë, për shkak të kushteve atmosferike dhe temperaturave të ulëta, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të përdorin goma dimërore dhe të mbajnë me vete zinxhirë.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes, veçanërisht në segmentet malore, ku reshjet e dëborës mund të ndikojnë në kushtet e qarkullimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kompania e shkenda duboves shpallet me e mira ne shendet dhe mireqenie ne madrid 6b0b51027a17a
Lajmi i mëparshëm

Kompania e Shkenda Dubovës shpallet më e mira në shëndet dhe mirëqenie në Madrid

termeti i fuqishem ne los angeles alarmon aeroportin piloteve u kerkohet te nderpresin uljen e aeroplaneve 6b0b5198d4306
Lajmi i radhës

Tërmeti i fuqishëm në Los Angeles alarmon aeroportin, pilotëve u kërkohet të ndërpresin uljen e aeroplanëve

Të fundit nga

ShkoLartë