netanyahu propozon udheheqjen e izraelit me rotacion 6b0b6d85041c6

Netanyahu propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion

November 29, 2026
min lexim

I mbetur pa shumë opsione për të mbajtur pushtetin, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka propozuar të shtunën rivalit kryesor Gadi Eisenkot, mundësinë e ndarjes së pushtetit në formë rotacioni.

Ai ka thënë se Eisenkoti mund të jetë i pari që udhëheqë kryeministrinë.

Në një deklaratë në X të shtunën në mbrëmje, Netanyahu ka thënë se “uniteti është domosdoshmëri e kohës”.

Edhe pse u shpreh se partia e tij Likud doli e para, Netanyahu u zotua se “do të lërë gjithçka mënjanë” dhe do t’ia lejojë Eisenkotit të jetë kryeministër i pari.

Më pas, sipas tij, Netanyahu do të jetë kryeministër, edhe pse nuk e bëri të ditur se sa do të jetë mandati fillestar i Eisenkotit.

Netanyahu u shpreh se pret që Yashari, partia e Eisenkotit, të pranojë menjëherë negociatat për të bërë kompromise për të udhëhequr shtetin.

Partia e Netanyahut doli e para në zgjedhjet e 28 tetorit në parlamentin izraelit, por nuk ka votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë.

Eisenkoti ka në duar mundësinë për të marrë nën udhëheqje Izraelin dhe ta largojë nga kryeministria udhëheqësin që i priu për periudhën më të gjatë.

Ai ka kohë deri më 20 dhjetor për të siguruar shumicën, nëse kërkon afat shtesë prej dy javësh. Por ai është zotuar se do ta sigurojë shumicën që në javën e ardhshme.

Të premten, Eisenkoti ngriti pikëpyetjen nëse Likudi është i gatshëm të angazhohet në negociata serioze. E të shtunën në përgjigje ndaj Netanyahut, ai ftoi kryeministrin dhe ekipin e tij që “sonte” të “zhvillojnë negociata të mirëfillta dhe të përshpejtuara mbi parimet bazë dhe çështjet e politikave”.

Megjithatë, Eisenkot ka thënë se një javë më parë ka paraqitur propozim të detajuar me “kompromise të rëndësishme” përmes një kanali që ai e quajti të fshehtë – “propozim të cilit Netanyahu ende nuk i është përgjigjur”.

Eisenkoti veçse ka marrëveshje koalicioni me dy parti dhe po negocion edhe me një tjetër që e ka mbështetur Netanyahun ndër vite.

Disa nga aleatët politikë të Eisenkotit e kanë cilësuar mashtrim qëndrimin e Netanyahut.

Skepticizmi se Netanyahu është i gatshëm të bëjë marrëveshje uniteti është për shkak se më 2020 pati marrëveshje të tillë me Benny Gantzin ku Netanyahu shërbeu si kryeministër i pari. E në vend se t’ia kalonte postin Gantzit, siç parashihej me marrëveshje, Netanyahu refuzoi miratimin e buxhetit dhe çoi në zgjedhje të reja duke rrëzuar Qeverinë.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ali ahmeti feston 28 nentorin me bashkatdhetaret ne zvicer nje flamur na bashkon dhe nje histori na lidh 6b0b5b8bec8ee
Lajmi i mëparshëm

Ali Ahmeti feston 28 Nëntorin me bashkatdhetarët në Zvicër: Një flamur na bashkon dhe një histori na lidh

kadriu qeveria nuk duhej ti drejtohej komisionit te venecias per provimin e jurisprudences ne gjuhen shqipe 6b0b781f071e5
Lajmi i radhës

Kadriu: Qeveria nuk duhej t’i drejtohej Komisionit të Venecias për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Të fundit nga

ShkoLartë