bayer planifikon 1 miliard euro investim ne kine deri ne vitin 2030 6b0afd0ebeefd

“Bayer” planifikon 1 miliard euro investim në Kinë deri në vitin 2030 

November 28, 2026
1 minut lexim

Kompania gjermane “Bayer” njoftoi planet për të investuar rreth 1 miliard euro (afërsisht 1.1 miliardë dollarë amerikanë) në Kinë deri në vitin 2030, duke theksuar besimin afatgjatë në kapacitetin e Kinës për inovacion farmaceutik, në mjedisin e politikave për zhvillimin e barnave dhe në potencialin e tregut, shkruan “Xinhua”.

Investimi do të përfshijë kapacitetet mjekësore, digjitalizimin, prodhimin dhe zinxhirët e furnizimit, duke i mundësuar kompanisë të zgjerojë praninë në Kinë, të ofrojë ilaçe inovative për më shumë pacientë vendas dhe të integrojë më tej pikat e forta të Kinës në fushën e inovacionit brenda rrjetit të saj global.1795837698682 391Foto nga VCG

Sipas planit, “Bayer” do të investojë deri në 500 milionë euro për të zgjeruar qendrën e prodhimit dhe furnizimit farmaceutik në Pekin, investimi më i madh i vetëm i kompanisë në sektorin farmaceutik në Kinë deri më sot.

Sipas kompanisë, objekti i zgjeruar do të shtojë kapacitete fleksibël prodhimi për ilaçet kardiovaskulare dhe produktet onkologjike të së ardhmes, ndërsa prodhimi pritet të fillojë që në vitin 2032.

“Kina është një nga tregjet më të rëndësishme për biznesin farmaceutik të Bayer-it. Ky investim i planifikuar pasqyron forcën e biznesit tonë në Kinë dhe besimin tonë në zhvillimin e saj afatgjatë”,- deklaroi Stefan Oelrich, anëtar i bordit drejtues të “Bayer AG” dhe president i divizionit farmaceutik të kompanisë.1795837698724 991Foto nga VCG

“Bayer” e ka zgjeruar vazhdimisht veprimtarinë farmaceutike në Kinë, duke përfshirë kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin dhe inovacionin. Gjatë dekadës së fundit, kompania ka realizuar më shumë se 110 projekte të përbashkëta kërkimore me institucione të ndryshme, përfshirë Universitetin e Pekinit dhe Universitetin Tsinghua, të cilat mbulojnë fusha që nga kërkimi bazë e deri te zhvillimi i barnave.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elisa bucpapaj denoncon dhunen ndaj gazetarit te tva news u godit me plumb gome nga policia 6b0afd0b5cb8f
Lajmi i mëparshëm

Elisa Buçpapaj denoncon dhunën ndaj gazetarit të TVA News: U godit me plumb gome nga policia

argjentina deshton ne perpjekjen per te ndalur shpimet per nafte prane ishujve falkland 6b0afd68c77c9
Lajmi i radhës

Argjentina dështon në përpjekjen për të ndalur shpimet për naftë pranë Ishujve Falkland

Të fundit nga

ShkoLartë